Spahiu sulmon qeverinë për papërgjegjshmërinë ndaj situatës së krijuar nga pandemia

222
Sigal

Përfaqësuesi i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar në statusin e tij në rrjetin social facebook në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia dhe me përpjekjet e qeverisë për t’iu shmangur përgjegjësive të vërteta.

Ja reagimi i plotë :

Shqiptarët po vuajnë çdo ditë masakrën e COVID, po vuajnë mungesën e shërbimit shëndetësor, pamundësinë e blerjes së ilaçeve, mungesën e mbështetjes financiare nga shteti i tyre si askund në rajon.

Ndërkohë prej dy javësh mediat e sponsorizuara nga qeveria, mbushur me lajme për “kasetën e Krushës” heqin vëmendjen prej problemeve që i shqetësojnë vërtet qytetarët andej e këndej kufirit.

Je i larguar, i zhytur në humbjen më të thellë që një parti politike ka përjetura në 30 vite demokraci – shkruan Spahiu.