Sovrani e dha verdiktin, më 2 mars..  

511
Sigal

Nga Agim  Jazaj

Mëngjesi i paralajmëruar, i 2 Marsit nisi i ashpër, por orët në vijim nisën të zbuten në mesditë e mbasdita bëri behar! Nga e gjithë Shqipëria, edhe nga Vlora e gjithë krahinat e saj, mbarë shqiptarët e endur si “zogjtë e korbit”, nëpër botë ishin nisur qysh në orët e para të mëngjësit dhe zbritën në kryeqytetin e Shqipërisë për të protestuar, në manifestimin e thirruar nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, i mbështetur nga e gjithë Opozita e bashkuar dhe Shqiptarët, duke protestuar si qytetarë, për të mbrojtur Kushtetutën, të drejtat dhe liritë themelorë të Njeriut, të dhunuara nga dhunuesit:

Të pa ndershmit,

Të pa ndjeshmit,

Të pa përgjegjshmit!

Protestuesit përgjatë udhëtimit, duke shkuar për në Tiranë, qoftë dhe: Përparimi, Adriatiku, Bujari, Tani, Fatmiri ishin në ankth për pjesëmarrjen, për të “lexuar e numëruar votën plebishitare të sovranit”. Sapo u afruam drejtë bulevardit: “Dëshmorët e Kombit” shihnim si i thonë llafit të moçëm: “Det me Njerëz dhe Mal me Urrejtje”, kundër abuzuesve me pushtetin!Artisi Neritan Liçaj, një zë i rrallë dhe orientues i shoqërisë shqiptare hap Manifestin- Protesën Qytetare-Shqiptare. Gjyqtari  i Gjykatës së Strasburgut. Prof. Ledi Bianko theksoi 4 arsyet e mbërritjes në vendin e tij: Rënien e Shetit, Mbetjen e vendit pa gjykatë Kushtetuese, etj… Amabasadori Agim Nesho, një zë i fortë kundër abuzimit me pushtetin nga sekti Rilindja. Artistët e njohur: Bujar Kapexhiu dhe Edmond Budina, ngritën peshë tubuesit dhe shqiptarët, për tu ngritur dhe për të mos u pajtuar kurrë me abuzuesit e pushtetit. Studentja e juridikut: Oneda Skenderi, apelon për të qëndruar në vendin e vet dhe për të larguar të keqen që ka pllakosur nga pushteti, pushtimi i sotëm. Boksieri: Kristian Demaj, krenar për gjakun e tij prej shqiptari, me dhësmsurinë e ndjeshmërinë njerëzore, apelon dhe mbështet protestuesit…  Asnjë vend i Europës nuk është, asnjë ditë pa gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Vendi ynë ndodhet pa këto gjykata për 3 vite, të rrënuara qëllimisht nga sekti Rilindja; theksoi dhe apeloi presidenti Meta, në tubimin e djeshëm!Krimi, kriminalizimi i politikës, grushti i shtetit ka shkuar me të njëjtin hap dhe me shpopullimin e vendit, në kuata drithëruse: “Nëse nga Kosova largohet 1 qytetar, nga Shqipëria largohen 5 qytetarë, nëse nga Serbia largohet 1 serb, nga Shqipëria largohen 8 shqiptar. Nëse nga Mali i Zi largohet 1, nga Shqipëria largohen 11”!…  Këto shifra kunjëvënëse shqetësojnë çdo shqiptar, përveç ç’qeverisësit!…Kemi përfituar, organizuar dhe transmatuar në mediat presigjoze protestat e emigracionit shqiptar, më i madhi në Greqi: Për të drejtat, lirinë dhe Pavarësinë e Shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999, po edhe për të drejtat dhe liritë themelore të shqipatrëve të Maqedonisë. Duke i hedhur një sy me krenari, sa edhe me dhimbje; bilanci rezulton: Bashkëkombasit tanë; si në Kosovë, po ashtu edhe në Maqdoni, të parët si shtet më vete dhe të pavaruar, si dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kanë fituar të drejtat e tyre si bashkëqeverisës, me të drejat e tyre madje të admirueshme edhe nga bashkëkombasit e tyre, të shtetit AM! “Të mos lejojmë të fajshmit të shpëtojnë, si dhe të pa pafajshmit të vuajnë”!…Në këtë manifestim, të thirruar pa as më të voglin suport të politikës dhe administratës, kur gjithë pushtetet i kontrollon “Rilindja”- Abuzuese me pushetetin; në sheshin: “Nënë Tereza” dhe deri në sheshin “Skënderbe”, ishte pjesëmarja, pra revolta më e pa parë e prostestës të organizuar, deri më tani edhe nga Opozita përgjatë vitit 2019, kur opozita e sotme kishte dhe pjesën e saj, jo të vogël të pushteitit Lokal! Përtej çdo parashikimi dhe dëshire: Shqiptarët ishin të gjithë në protestë për: Abuzuesit me Pushtetin, për të mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtat themelorë të Njeriut.Në Protëstë ishin qytetarë shqiptarë, pa suportin e pushtetit, por me urrejtjen ndaj abuzimit me pushtetin, përtej çdo “trumëcaku të ferrave” qoftë nga ata të FB, apo militantëve të verbër të: “Alo Bashkim”, që nuk shihnin as dje Manifestin e Madh, të 2 Marsit, përtej çdo parashkimi dhe abuzimi…  Vendimin për shpërndarjen e Parlamentit, pas 15 Marsit, e mori sovrani, më datën 2 mars, me votën referandare, me lista të hapura, pwr listat e mbyllura, me votën plebishitare, në sheshin:  “Skënderbe”. Presidenti Ilir Meta, vetem dekreton këtë vendim të sovranit! Dhe kush mund të qëndrojë si: Deputet- Dele, pa mandat dhe i revokuar nga sovrani, do të gjendet përpara gjyqit të sovranit, Me akuzën:“Për abuzimin me pushtetin e sovarnit”. Çdo “deputet” dhe “kryebashkiak, i pa zgjedhur nga sovrani, nga tufa e Sorrave dhe Korbave, nga vjedhjet e 30 qershorit, si dhe çdo këshilltar-  me statusin e “Njeriut”, duhet t’i thërrasë (me shumë vonesë) logjikës: Për të lehtësuar veten nga mëkatet, ndaj zgjedhësve; që nuk i kanë zgjedhur dhe u shërbejnë me vërberinë e tyre jo qytetarëve,  por mëkatarëve dhe zullumqarëvë të pushtetit! E kanë dhënë ndoshta modelin më thonte një miku im, “Rilindas” i thekur dje për ish kryebashkiaken e Durrësit, Valbona Sako, e cila dha dorëheqjen, u largua nga tufa e mëkatarëve dhe zullumqaërve, pas tërmetit të 26 Nëntorit! Apo dhe një këshilltar inteligjen, me integritet në këshillin bashkiak të Vlorës, i cili ka dorëzuar mandatin e përfituar pa drejtësisht, i pa votuar nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 tregonte ditë më parë një ndër këshilltarët e asaj bashkie. Këta modele, ndoshta të rralla, sa dhe të lakmueshme, mbeten në kujtesën edhe për pendesën dhe largesën e tyre nga mëkatet! Pendesa është një akt i lartë qytetar!  Njeriu, sa më i edukuar të jetë, aq më thjeshtë i kupton dhe i korigjon mëkatet!

Modelet e zgjedhjeve të ndershme, të parakohëshme, me qeveri kalimtare, tranziotore i kanë dhënë vendet europiane, me demokraci të zhvilluar, tek pragu i derës: Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia,  si dhe Spanja, Franca, etj…  Këto ditë zhvilloi zgjedhje të parakohëshme edhe Izraeli.