Sot seancë e jashtëzakonshme parlamentare për votimin e ministrit të ri të Jashtëm

523
Sigal

Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, Kuvendi ka njoftuar se ditën e sotme do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit për emërimet e ministrave të rinj.

Opozita kundër seancës së jashtëzakonshme

Opozita është kundër seancës së jashtëzakonshme, e cila është kërkuar nga kryeministri Rama ditën e nesërme. Edmond Spaho, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së reagoi duke thënë se kjo është në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën. Spaho: Kërkesa për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme për të miratuar dekretet e Presidentit është në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, jo vetëm nga ana formale nuk na japin kërkesën si e motivon kryeministri, por kushtetuta e përcakton që sezoni i dimrit fillon të hënën e tretë të muajit janar. Në këtë rast kryeministri kërkon seancë të jashtëzakonshme në kundërshtim edhe me interpretimin që i ka bërë kësaj çështje Gjykata Kushtetuese