Soros zbarkon në Ballkan, zbulohet takimi me presidentin serb, Vuçiç. Diskutohet për integrimin dhe median

647
Soros lobon në Ballkan, takon Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, priti në Beograd, Aleksandër Soros, anëtarin e Bordit Botëror të Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Alex Soros është djali i madh i miliarderit George Soros, me të cilin Vuçiç u takua në fund të shtatorit në Nju-Jork, ashtu si kryeministri shqiptar Rama. Zyra e presidentit serb bëri të ditur se Vuçiç u takua me Alex Soros, nënkryetari i Bordit Menaxhues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, ku diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e fondacionit për integrimin evropian të Serbisë, reformimit të medias dhe zbatimit të ligjit.
Sigal