-Të bindësh njerëzit po bëhet e vështirë. Faktet po bëhen dytësore ndaj “ndjenjave”. Votuesit e MAGA besojnë se Trump është një shpëtimtar.Liberalët: Biden është një president i jashtëzakonshëm, dhe kaq!-
-Ikona e Konservatorizmit Amerikan, Bill O’Reilly përsëri ekslusive për “Fokus nga Robert Papa”
Robert Papa: Urime për librin e fundit, “Vrasja e Shtrigave”, e di se keni shitur 250 mijë kopje për dy muaj.
Bill O’Relly: Po, po ecim shumë mirë më “Vrasja e Shtrigave”
Robert Papa :Nuk është e lehtë sot, se pak njerëz që lexojnë
Bill O’Reilly: E shikon këtë gjë në dorën time ( celulari). Ky ka vdekur industrinë librit. Njerëzit përdorin 5 minuta këtë. Aq duan dhe kur ju jep një libër thonë ”Jo ,jo nukdua asnjë libër. Por kur ke një libër të shkruar mirë, si libri ynë, ku çdo faqe lëviz rrjedhshëm, ju arrini sukses. Jemi shumë të kënaqur se si po shitet shpejt
Robert Papa: Për një të huaj është një histori që nuk e dimë. Por duket se “gjuetia e shtrigave” po vazhdon sot në poltikën amerikane.Apo jo?
Bill O’Reilly: Nuk e di se sa keq është kjo gjë në Europë,ti mund të më thuash mua Robert,por këtu në Amerikë, media ka përqafuar akuzimet si të vërteta, kjo pat nodhur në Salem 1692 në Masacuset. Një vajzë 12 vjeçare tregoi me gisht dikë, ai person është te Liga e Djallit. Ajo më detyroi të firmosja te Libri i Djallit dhe pas dy javësh atë do e varnin. Jo njerëzore , pa proçes gjyqësor. E njëjta po ndodh sot në Amerikë. Askush nuk është i sigurt në të gjithë vendin. Nëse don të shkatërrosh dikë, mjafton të bësh akuzime.Disa avoketër padisin dhe çdo gjë mbaron. Dhe media bie dakord me këtë. Nuk e di se kjo ngjet në Shqipqri apo në vendet europiane, por është e tmerrshme.
Robert Papa: Vendet jane thuajse të njëjta si këtu. A mendon se 2024 do jetë një vit i rëndësishëm, në mes tradicionalistëve dhe uokistëve? E shikoni rrezikun?
Bill O’Reilly: Po! Kemi kërcënime në Botë, ti e di këtë. Kemi Putin në Rusi. Kemi Kinën që kërkon të zgjerojë ndikimin e saj komunist.Ju keni Iranin, një shtet terrorist, duan të vrasin hebrejtë dhe të “pafetë”, amerikanët. Duan të vrasin gjithkënd. Dhe ne kemi një president të dobët, Xhoe Bijden. Jo i fortë. Jo për muskuj, jo. Djajtë përfitojnë. Putini në Ukrainë, gjithiush e shikon këtë. Nëse dobësia vazhdon pas zgjedhjeve të nëntorit 2024 në Amërika, e gjithë bota është në vështirësi të mëdha.
Robert Papa: Departamenti i Shtetit mbështet ish -komunistët dhe jo nacionalistët e krahut të djahtë në Europën ish-Komuniste.A është kjo e drejtë?
Bill O’Reilly: Është një filozofi e përgjithshme. Kur ishte president Bush dhe ndodhi 11 shtatori, administrata Bush tha ne do të shkatërrojme Alkaidën. Dhe ata e bënë. Gjatë proçesit ndodhën gjëra të këqija ndaj nesh. Lufta në Irak nuk ishte një sukses. Afganistan ishte miks. Por ne e shkatërruam Alkejdën. Tani Departamenti i Shtetit po orvatet të luajë me Izraelin. Izraeli është e njëjta gjë me atq që thoni ju. Hamas vjen dhe vrau gjithë ata njerëz dhe tani e majta progresive në Ameriëk edhe në Londër, çka ështe qëndra e së majtës progressive, thonë se Izraeli nuk ka të drejtë të vetmbrohet dhe të luftojë Hamasin. Ne duam armëpush, duam që Hamasi të bëjë të njëjtën gjë, përsëri. Jo njërzore, ne vend t’i dënojnë, Departamenti luan këtë lojë fjalësh, ashtu edhe me ju në Europën Lindore ish-Komuniste.Dhe kjo është shumë e rrezikshme në gjithe planetin.
Robert Papa:A po tregon këtë dobësi uokzimi në Kolegjet Amerikane? Se po shikojmë protesta pro-Hamasit nga Harvard deri në Kolumbia University, apo jo?
Bill O’Reilly: Këta kalmajtë nuk dinë asgjë. Unë kam qenë student gjatë Luftës së Vietnamit. Asokohe kishin protesta më të mëdha, siç mund ta dini kundër luftës.Dhe lufta doli që nuk ishte gjëja e drejtë që duhet të bënte SHBA, sepse qeveriae Vietnamit të Jugut ishte shumë e korruptuar dhe nuk mund t’i ngrenim ata aq sa të fitonim ndaj komunistëve ne Veri. 60 mijë amerikane u vranë. Por shumica e demonstruesve atë kohë, nuk e kuptonin realisht se çfarë ishte Vietami i Veriut apo Vietnami i Jugut, apo se si Franca dretjonte shoun atje për një fare kohe. Ata nuk dinin asgjë. Dinin se Franca ishte kundër luftës. E njëjta gjë, sot. Mund t’i pyesni këta fëmijët sot edhe në Harvard, universiteti im, Kolumbia apo MIT dhe t’i pyesësh: Kur nisi Izraeli? Ose t’i pyesësh për Genesis në sensin bilik, ata nuk e dinë Robert. Janë si një tufë dhe kjo është diçka trendi. A janë realisht urrejtës ndaj Hebrenjve? Dyshoj se janë. Nuk janë në masë, nuk besoj, por është një pjesë e vogël që urrejnë hebrenjtë. Por në Angli, në Londër aty është më shumë intensive.
Robert Papa: Xhorxh Soros, ka mbështetur Hamasin financiarisht.Pse del ai gjithmonë nga ana e keqe?
Bill O’Reilly: Sepse kaosi është në interes të tij. Ata duan mungesë rendi. E shikon këtë me Putinin, e shikon më Shi. E shikon me Iranin. Ata e duan ta dobësojnë Perëndimin, dhe Izraeli është pjesë e Perendimit, e duan Perëndimin të jëtë në kaos dhe jo me rregull. Të jetë me dhunë se ajo i ndihmon ata, sepse dobëson Perëndimin ja pse duket e pakuptimtë që askush të ndihnojë Hamasin. Ti mund ta dish, unë kam shkuar:’Vrasja e vrasësve”, Robert. Këta janë vrasësit më mizorë në botë dhe ju mbështesni ata?
Robert Papa: Biden është kapur mes dy zjarresh. Ai merr donacione pa fund nga hebrenjte, Katzenberg, Spilberg, dhe nga ana tjetër ai nuk po e mbështet realisht Nentanjahun.A do e dëmtoje kjo Bidenin te zgjedhjet?
Bill O’Reilly:Nuk e di se kjo do shkojë der te zgjedhjet, por është një histori fantastike dhe të falenderoj që e ndjek transmetimin tim çdo natë, Robert. Netanjahu nuk është shumë popullor në Amerikë. Arsyeja pse, është se e quajnë Njeri i Fuqishëm. Jo i fortë për të ngritur pesha, por ai është autoritarian dhe e majta nuk e pëlqen këtë gjë. Por Netanjahu po drejton shfaqjen. Edhe Trump nuk e pëlqen më Netanjahun. As Biden nuk e do, por i duhet të bëjnë bisnez me njëri-tjetrin dhe po bëjnë. Amerika po mbështet Izraelin. Në të njëjtën kohë, hebrenj-amerikanë, shumica e të cilëve mbështesin Izraelin, totalisht po financojnë fushatën elektorale të Bidenit. Dollarë të hebrenjve që po derdhen te fushata e Bidenit. Pra shumica mbështet Izraelin por shumë para që shkojnë për Bidenin. Biden është kapur në mes mogulve të Hollivudit që po cojnë dollarët te thesari i fushatës së Bidenit dhe bazës esktreme të majtës progresive .
Robert Papa: Netuorket po thonë çdo lloj epitetesh për Trump. Dikush e quan Hitler, diktator. Fundi i demokracisë. A nuk shikojnë dobësinë me Bidenin? Ne na duhet një Amërikë e forte.
Bill O’Reilly :Media e Korporatave e urren Donal Trumpin. Nuk do jenë kur te drejtë me atë. Strategjia e fushatës së tyre , është t’u thonë votuesve amerikanë:nëse ju votoni përsëri për Trumpin dhe nëse ai rizgjidhet, ai do bëhet fashisht, diktator. Kjo është situata sot në Amerikë që nuk i ka zgjidhur Bideni dhe do bëhet më keq. Trump qeverisi shumë mirë. Nëse kthehemi pas të shikojmë çfarë bëri, dhe po të heqim atë dukje shoumeni, ai i drejtoi vendin me shumë efikasitet. Ai nuk kishte probleme me Putinin, nuk kishte probleme me Hamasin. Nuk kishte probleme. E vetmja rrugë që demokratët mund të fitojnë,është që ta bëjnë Trumpin- djalli. Dhe media koporative është më shumë se e lumtur, ta bëjë këtë.
Robert Papa: A mendoni, ende se Biden nuk do të garojë për president?
Bill O’Reilly:Unë , ende nuk e besoj se ai do jetë kandidati i demokratëve. Mund ta kem gabim, por numrat tij nga pollet po shkojnë teposhtë shumë shpejt. Skandali i Hunter Bidenit dhe i familjes që ka marrë miliona dollarë; nuk do ikë ky skandal. Skandali thellohet me situatën e kufirit jugor. Skandali me fëntanil. Rekordi i shpenzimve. Unë mund të jem gabim, por nuk do suprizohesha që një ditë ai mund thotë: E dini, për arësye shëndetësore nuk garoj dot dhe do dorezohem. Demokratët mund të përzgjedhin dikë tjetër.
Robert Papa:Pra mund të ndodhë?
Bill O’Reilly: Po, mund të ndodhë por demokfratët nuk kanë ndonjë tjetër. Nuk janë të zot të zgjedhin dikë që të jetë i zoti të mundë Donald Trumpin. Nëse e gjejnë, Biden do kishte ikur me kohë sepse tePartia Demokrate, realisht nuk e duan sepse e dinë sa i dobët është por nuk kanë dikë që ta zëvendësojnë.
Robert Papa: Ka një problem me faqën tuaj në internet.Kjush isha ne Europë nuk isha i zoti të hyja në Zvicër dhe ne Shqipëri, ne Austri mund të hyja..E zhurmojnë?
Bill O’Reilly: Djali im është në Oskord, ata e bllokojnë faqen time në Angli. Qeveria britanike bllokon emisionin tim atje. Disa vende nuk e bllokojnë, por disa po.Eshtë skandaloze. Nuk bëj do asgjë, por ka disa variante që ta shikohs nëse je njeri i kompjuterave.Unë jam habitur, kisha menduar se Europa donte lirinë e shprehjes. Eshtë dicka e çmendur.
Robert Papa:Por CNN del ne Europë. Kanë frikë nga emisoni juaj
Bill O’Reilly:CNN paguan për aksesin atje.
Robert Papa: A mendoni se FOX Njuz do rikuprohet nga skandali i vjedhjeve të votave me makinat e numërimit?
Bill O’Reilly: Jo! Nuk besoj se FoxNjuz do bëhet çka ka qenë dikur. Ka një milionë arësuye pse. Unë isha atjë në kohën e duhur dhe ne ishim dominues, për 16 vjet rresht ishim numëri një.Nuk mendoj se ata nuk do rikuperpohen kurrë nga kjo situatë. Ende njerëzit e shikojnë, por jo aspak afër asaj se sa shumë e shikonin më parë.
Robert Papa :Netuorket nuk i japain hapësire librave të tu, të Mark Levin,por i japin hapsirë librit të Liz Cenej
Bill O’Reilly: E dashurojnë Liz. Nëse ju shkrua ni një libër që urren Trumpin, netuorket do të ftojnë në çast. Nëse shkruani një libër normal dhe nuk jeni një liberal, çka unë nuk jam, natyrisht,ata nuk duan të dëgjojnë asgjë prej teje. Kjo është çensura ë në këmi këtu në Amerikë.
Robert Papa: Ju fituat një fushatë te FozNjuz per te kthyer urimin:Gezuar Krishtlindjet. E kam te saktë?
Bill O’Reilly:Duke përdorur platformën time në Fox Neës, raportova se një sërë qytetesh dhe shitës me pakicë po përjashtonin çdo përmendje të Krishtlindjeve dhe këmbëngulnin që fraza “gëzuar festat” të bëhej urimi universal i dhjetorit. O’Reilly Factor përmendi shembuj të shumtë të “luftës në Krishtlindje”.
Epo, ne fituam. Fitorja u arrit kur përmenda në transmetim bizneset specifike që promovonin sulmet laike. Pra, shumë blerës shmangën shkuarjen në ato vende dhe, shpejt, flamuri i bardhë valëviti. Macy’s më pas miratoi një temë të sezonit të Krishtlindjeve që thoshte thjesht: “Beso”.Ishte efektive.
Robert Papa: Po sot?
Bill O’Reilly:Sot, Amerika ka një problem në rritje, sepse shumë prej nesh “besojnë” atë që duam të besojmë. Të bindësh njerëzit për çdo gjë po bëhet shumë e vështirë. Faktet po bëhen dytësore ndaj “ndjenjave”.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në politikë. Votuesit e MAGA besojnë se Donald Trump është një shpëtimtar dhe gjithçka tjetër nuk ka rëndësi për ta.Nga ana liberale, Joe Biden është një president i jashtëzakonshëm, dhe kaq!
Dikur argumentet bindëse do të konsideroheshin edhe nga kundërshtarët. Ato ditë kanë ikur. Sot vlerësimet racionale janë të rralla sepse dominon promovimi i ideologjisë.
Ja një shembull i gjallë. Duke shkruar në uebsajtin politik The Hill javën e kaluar, liberali i flaktë Al Hunt ankohet për rënien e numrit të anketave të Presidentit Biden dhe sugjeron që zoti Biden të mos kandidojë për rizgjedhje që Donald Trump të mos dalë fitimtar.
Shkruan Hunt për Biden: “Ai do të largohej si presidenti më i suksesshëm me një mandat i Amerikës, me shumë gjasa me një pasardhës që synon të ruajë pjesën më të madhe të atij rekordi.” Një fjalë përmbledh besimin e zotit Hunt: absurd.
Para së gjithash, Presidenti James Polk ishte presidenti më i suksesshëm me një mandat, dhe Joe Biden nuk është Polk, siç thotë fjala.Gjithashtu, Al Hunt mund të dëshirojë të kontrollojë dëmin kolosal që po i bëhet vendit nga politika e kufirit të hapur të Biden. Për më tepër, fakti që amerikanët po paguajnë shumë më tepër për gjërat thelbësore sesa paguanin katër vjet më parë. Po në lidhje me çrregullimin e tmerrshëm publik që ka pllakosur shumë nga qytetet e vendit, duke përfshirë Uashingtonin, ku punon Al Hunt?
Robert Papa: A mendon se Trumpi ka shanse të mira të rivijë si president?
Bill O’Reilly: Çdo gjë mund të ndodhë Robert. Do flas me ju përsëri rreth kesaj, diku nga shtatori. Atëhere do e di, Por zot çdoi ditë është situatë e ndryshme. Dua t’ju uroj juve dhe shikuesit e tu në Europë dhe Shqipër, Gezuar Vitin e Ri. Shpresoj të gjithë të relaksohem sepse nuk jemi në kohë të mira për botën sot, por gjithkush t’a lejë këtë mënjanë dhe të gëzojmë sezonin e Krishtlindjeve. Realisht e vlerësoj qe ju e ndiqni NoSpin Njuz dhe që flisni me mua shpesh , Robert. Shumë e këndhsme prej teje.
Robert Papa: është kënaqesia ime. Sir.
Bill O’Reilly: Gëzuar!





















