Sondazhi/ Presidenti Meta nuk po bën gjithçka për të zgjidhur krizën politike

512
Sigal

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.

Pyetje: Si e gjykoni rolin e Presidentit, z. Ilir Meta në trajtimin e krizës politike të vendit?

Shqiptarët mendojnë se Presidenti Ilir Meta nuk po bën gjithçka për të zgjidhur krizën politike në vend. Me këtë mendim janë 59.2% e të anketuarve.

Ndërsa 36.4% e shqiptarëve mendojnë kreu i shtetit po bën ç’është e mundur për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Ndërsa 4.4% e shqiptarëve thonë se nuk e dinë.