Sondazhi dërrmues, Manjani: Basha të japë dorëheqje, e ka humbur mundësinë për të drejtuar

234
Sigal

“Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen nga kryetar i PD. E ka humbur mundësinë për të drejtuar”. 

Kështu shprehet ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa komentoi sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme nga Antonio Noto RTV Ora.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se Basha e ka humbur PD-në, tha Manjani.

Ai theksoi se Basha ka një mënyrë për të qëndruar në lojë brenda PD-së, nëse vendos të japë dorëheqjen tani, pa e detyruar anëtarësinë që të marrë vendim për largimin e tij.

“E vetmja mënyrë që Basha të vazhdojë të qëndrojë në lojë brenda PD është që të përballet burrërisht, të ofrojë dorëheqjen nga posti i kryetarit, sepse e ka humbur mundësinë për të drejtuar. Ka humbur edhe shansin për të na bindur ne të tjetërve që ky njeri fiton. Ka zero shanse që të bindë të tjerët, jo vetëm demokratët, edhe të tjerët jashtë PD. Madje ka shumë zëra që thonë se zoti Basha nuk do të fitojë. Është rehat aty ku është. Nëse ai vërtetë do ta çojë këtë situatë në përplasje fatale, që ta detyrojë anëtarësinë të marrë vendim kundër tij, atëherë ai nuk ka më vend në PD. Ai duhet të dalë burrërisht dhe të shpjegojë pse i ka marrë ato vendime, pse PD nuk fiton asnjëherë me të nbë krye, çfarë është pengu i tij që mund ta bënte më mirë. Dhe duhet të ofronte dorëheqjen, duhet të pushonte ca kohë për të ndërtuar një alternativë brenda PD për të qenë kontribues. Nëse do ta çojë PD-në drejt largimit dhe përjashtimit të tij, është humbje për Lulzim Bashën”, u shpreh Manjani.