Sokol Olldashi sulmon Metën: “A thua diversantë? Qëndrimi yt si gjykim prej Pal Mëlyshi”

439
Sigal

Pak ditë pas tërheqjen nga qeveria dhe koalicioni,Ilir Meta ka nisur përplasjen publike, edhe me eksponentët e lartë të Partisë Demokratike. Në orët e paradites i pyetur për çështjen e vendimit të PD-së për lirimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga LSI-ja u përgjigj se, “këto janë veprime diversantësh dhe nuk kanë lidhje me veprimet e politikanëve”. I menjëhershëm erdhi reagimi i Partisë Demokratike, i cili përmes deputetit dhe ministrit Sokol Olldashi, deklaroi se, “dikush tha sot se PD ka sjellje politike prej diversanti. Çudi e madhe. Duket si gjykim prej Pal Mëlyshi”.