Socialistët i bashkohen LSI. Xhixho: Shenjë e ndërgjegjësimit qytetar, jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë

298
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka përshëndetur afrimin e anëtarëve të Partisë Socialiste në Tiranë në strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një postim në Facebook, Xhixho shprehet se ardhja e tyre është shenjë e ndërgjegjësimit qytetar, jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë.

“Kënaqësi që dje iu bashkuan skuadrës së LSI njësia bashkiake nr.1 Etioni, Hurma, Rigers, Leari, Elsi dhe shumë socialistë që vendosën të distancohen prej sektit të Rilindjes jo vetëm si akt denoncimi, por edhe si dëshmi e aksionit për t’u bashkuar me LSI-në si forcën që gjeneron fitoren mbi të keqen, mbi arrogancën, dhe shpërdorimin kriminal të besimit qytetar.

Ardhja e tyre është shenjë e ndërgjegjësimit qytetar , jo vetëm për të ikur nga e keqja, por edhe për ta luftuar atë. Për të bashkuar forcat me LSI në një mision shpëtimtar për vendin. Shqipëria Shtëpia Juaj”,– shprehet nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.