Sllavët kanë blerë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë

317
Sigal

Ish-Kongresmeni me origjinë arbëreshe-shqiptare nga Italia, Joe DioGuardi gjatë një takimi me kongresmenin Don Donovan, deklaroi se shqiptarët kaluan nga komunizmi në korrupsion. Tito nuk arriti t’i nënshtronte udhëheqësit e kohës, por pas viteve 1990, sllavët shfrytëzuan paratë për të blerë liderë të caktuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe tani i kanë nën kontroll.

Joe DioGuardi është politikan amerikan me origjinë arbëreshe-shqiptare nga Italia, i cili është ish-kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës. Prej 1984 si anëtar i Kongresit Amerikan dhe prej 1989 si President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, bëri të pamundurën, për ta kthyer çështjen shqiptare nga më të panjohurën në metropolin kryesor të politikës që mbizotërohej nga ndikimi serb,  gjithmonë të pranishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi, në një takim me kongresmenin Dan Donovan, i shpjegon atij për shqiptarët në Ballkan, se si shqiptarët kaluan nga komunizmi në korrupsion dhe sllavët shfrytëzuan paranë për të blerë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë ata. Dioguardi gjithashtu thotë se Europa nuk kujdeset për asgjë kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe SHBA duhet të tregohen vigjilentë.

 

 

Video: