Skandali sek*ual/ Pasi deklaroi dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, qeveria shkarkon Safet Gjicin

100
Sigal

Qeveria ka shkarkuar nga posti kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një video ku ky i fundit kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Lajmi për shkarkimin zyrtarisht të Gjicit, edhe pse ai pak më parë deklaroi dorëheqjen nga detyra, e bëri të ditur ministrja Delina Ibrahimaj. Ministrja tha se pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori një vendim për shkarkimin e Gjicit.

“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj për mediat.

Gjici në reagimin e tij bëri me dije se ishte një kurth nga kundërshtarët, ndërsa pranoi se me vajzën në video kishte marrëdhënie intime prej kohësh. Kujtojmë se SPAK nisi procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit.