Skandali/ Olta Xhaçka ja hedh sërish paq, fushata bllokon çështjen e mandatit: PS sfidon Kushtetuesen

104

“PS ka 3 muaj që i shmanget detyrimit kushtetues duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Këshilli i Legjislacionit u mblodh më 3 prill dhe vendosi që të pajtohen ekspertë për të interpretuar vendimin e gjykatës. Pra PS shkoi deri aty sa të sfidojë Kushtetuesen…”

Sigal

Olta Xhaçka duket se ja ka hedhur sërish paq, ndonëse ka dyshime se është në kushtet e konfliktit të interesit. Prej afro një viti, PD ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për t’i hequr asaj mandatin e deputetes, sepse burri i ka dalë investitor strategjik dhe ka përfituar prona në bregdet. Sipas ligjit, ky është konflikt interesi.

PS e shpëtoi një herë dhe po bën gjithçka për ta shpëtuar sërish. Socialistët votuan në Kuvend kundër heqjes së mandatit, por PD e ankimoi në Kushtetuese dhe kjo e fundit i rrëzoi socialistët. Sipas Kushtetueses, ligji e thotë qartë se Kuvendi e dërgon në Kushtetuese rastin dhe është kjo e fundit që vendos. Për këtë arsye u dha ultimatum që Kuvendi të rivotojë kërkesën e PD dhe ta dërgojë në gjykatë rastin.

“Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”,- thuhet në vendimin e gjykatës.

PS ka 3 muaj që i shmanget detyrimit kushtetues duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Këshilli i Legjislacionit u mblodh më 3 prill dhe vendosi që të pajtohen ekspertë për të interpretuar vendimin e gjykatës. Pra PS shkoi deri aty sa të sfidojë Kushtetuesen. Por megjithatë jemi afro një muaj më pas dhe nuk ka asnjë mbledhje. Shkak këtë herë është bërë fushata. Kuvendi ka pezulluar punimet dhe deputetët kanë dalë në bazë. Me këtë rast Olta Xhaçka vijon t’ia hedhë paq. Sipas burimeve nga PS, mazhoranca synon që ta zvarrisë deri në sesionin e ri parlamentar këtë çështje. Në qershor Kuvendi rinis punimet, por në korrik deputetët marrin pushimet e verës dhe ministrja vijon t’i shpëtojë me procedurë heqjes së mandatit.Pamfleti