Skandali me Unazën e Madhe, Gjiknuri e pranon publikisht: Morëm nga SHBA konfirmimin se…

419
Sigal

Ministri Damian Gjiknuri në një dalje për mediat ka pranuar se SHBA ka dhënë konfirmimin se firma që do të merrte 18 milionë euro te Unaza e Madhe, DH Albania ka falsifikuar dokumentet.

Vetë Gjiknuri thotë se deklaron me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me aktivitetin e kësaj firme.

“Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë, nuk ka asnjë lidhje me këtë aktivitetet kriminal”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri shprehet se marrëveshja me këtë kompani nuk i ka shkaktuar asnjë qindarkë Buxhetit të Shtetit, ndërsa shton se roli i tij është vetëm mbikëqyrja e projektit.

Gjiknuri tha se kërkon nga prokuroria që të hetojë rastin, dhe të gjithë personat përgjegjës të dalin përpara ligjit.

“Pas marrjes së këtij konfirmimi me SHBA-të, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën. Materialet e ardhura nga SHBA do t’i referohen Prokurorisë Shqiptare. 

Siguroj shqiptarët që buxheti i shtetit nuk ka asnjë humbje pasi nuk është bërë asnjë pagesë. Hapat e marra nga ARRSH për tenderimin kanë qënë në përputhje me legjislacionin. Dokumentat janë me vula të noterëve në SHBA,”- u shpreh Gjiknuri.