“Skandali më i madh në fushën e rikonstruksioneve, si u vodhën fshehtazi 11 milionë euro nga Edi Rama”

293
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Berisha denoncon atë që e cilëson si “skandalin më të madh në fushën e rikonstruksioneve në Shqipëri”. Ai shkruan se Edi Rama ka vjedhur fshehtas fondin prej 11 milion eurosh për rikonstruksionin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Sipas Berishës, Rama po bën gjithçka që të maskojë sado pak këtë vjedhje të neveritshme.

Ndër të tjera, ish-kryeministri shkruan:
Me fondin prej 11 milion euro të shperdoruar e vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon të jenë shpenzuar 22000 € për ndenjëse pasi salla gjithësej ka 500 të tilla. Shuma e shpërdoruar është e barabartë me 250 kg flori 24 karat, të cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma për larjen me ar dhe prarimin e sallës, ndenjëseve, skenës prapaskenës, madje edhe ËC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca.
Postimi i plotë:

Salla e Operas 11 milionë euro, vjedhje e fshehtë por flagrante e Edvinit!

Miq, po afron dita e hapjes së sallës së Teatrit të Operas prapa rikonstruksionit prej 11 milionë eurosh të të cilës fshihet skandali më i madh në fushën e rikonstruksioneve në Shqipëri. Prandaj dhe i tronditur dhe i kapur me presh në dorë Edvin po bën gjithçka që të mashtrojë apo maskojë sadopak këtë vjedhje të neveritshme. Kështu ai dje pas dy paraqitjeve televizive nga vet ai të salles, hodhi një video të saj me të cilen de fakto vetëm faktoi vjedhjen që ka bërë. Kjo sepse për rikonstruksionin e asaj salle të rikonstruktuar pak vite më parë me një fond të qeverisë austriake, Edvin Kristaq Hajduti ka abuzuar me vjedhje dhe shpërdoruar një fond prej 11 milionë euro. Ndërkohë që në Shqipëri me 11 milion euro mund të ndërtosh një Teatër modern të ri të Operas dhe Baletit nga guri i themelit tek Salla dhe çatia. Vjedhje tinzare e fondit 11 milion euro për Operan! Me fondin prej 11 milionë euro të shpërdoruar e vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon të jenë shpenzuar 22000 € për ndenjëse pasi salla gjithsej ka 500 të tilla. Shuma e shpërdoruar është e barabartë me 250 kg flori 24 karat, të cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma për larjen me ar dhe prarimin e sallës, ndenjëseve, skenës prapaskenës, madje edhe ËC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca. I kapur me presh në dorë në këtë vjedhje klamoroze dhe për ta fshehur atë, Edvin Hajduti njëlloj si krimineli, ka si magnet vendin e krimit brenda 10 ditëve sallën ku ai kreu krimin e vjedhje tre herë publikut.

Ju ft