Skandal pas skandali/ Mësoni se çfarë ndodh me votimet në Gjirokastër

545
Sigal

Çuditë dhe skandalet në këtë ditë votimesh monopartiake nuk kanë fund.

Votimet e organizuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij e kapur në korrupsion dhe në vjedhje votash, po kthehen në parodi dhe po bëhen qesharake.

Në qarkun e Gjirokastrës, po ndodhin çudi të mëdha.

Ja çfarë na raportojnë gazetarët tanë nga terreni:

Në Hormove votim në emër të personave të të tjerëve. Afro 15 veta jashtë qendrës së votimit u bëjnë presion njerëzve.

Në Gusmar është votuar pa karta identiteti dhe njëra prej tyre është kunata e e kryeadministratorit.

Në qendrën e votimit tek shtëpia e oficerëve në Tepelenë edhe luhet bilardo edhe votohet.

Drejtori i burgut të Bencës, Redi Rama u jep leje gardianëve të burgut të ikin dhe të mbledhin familjarët dhe fisin për të votuar në të kundërt të hënën ikin nga puna.

Në pallatin e Kulturës ku është KZAZ-ja në Tepelenë ka përqëndrim të madh të trimave të Termetit.

Në Tepelene gruaja e sëmure në shtrat nuk voton vetë dhe shkon burri i saj voton, është Vesel Cukalla.syri.net