Skandal në Lushnjë dhe Divjakë, kryebashkiakët fitojnë me 1500 vota më tepër se pjesëmarrja

586
Sigal

Pas përfundimit të votimeve në Bashkisë e Lushnjs dhe të Divjakës  duket se shifrat janë skandaloze dhe nuk përputhen me ato të publikuara nga KQZ.

Shifrat e votuesve të publikuar nga KQZ duket se nuk perputhen me ato të publikuar nga personat e autorizuar për të numëruar votat, të ciler kanë raportuar me së paku 800 vota më shumë në favor të kandidatit se sa vota janë regjistruar dje gjatë procesit zgjedhor.

Sipas raportimeve të KQZ në Lushnje kanë votuar 26.35% rreth 27243 votues ndërkohë që sipas rezultateve të publikuara pas përfundimit të votimeve kandidati i PS e ka marrë Bashkinë e Lushnjes me 28086 vota.

Sa i përket Bashkisë së Divjakës sipas listës së KQZ kanë marrë pjesë në votime 30.67% ose rreth 13000 votues. Ndërkaq sipas rezultateve të publikuara pas përfunditmit të votimit janë rreth 13,513 votues.