Silva Caka: LSI nuk do bllokojë punën e Bashkive të drejtuara nga PS dhe kjo të bëjë të njëjtën gjë

516
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se LSI nuk do të bllokojë punën e bashkive të Partisë Socialiste. Caka është shprehur se nuk ka asnjë kuptim që të dëmtohet jeta e qytetarëve, si dhe ka shtuar se as Partia Socialiste nuk duhet të bllokojë bashkitë të cilat drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ajo gjithashtu ka folur edhe për betimin e Ilir Metës, ish-kreut të LSI, si president më 24 korrik, për të cilin ka thënë se seanca që do të mbahet në parlament është një formalitet. “Është një seancë që është një formalitet i cili parashikohet nga Kushtetuta e Shqipërisë. Nuk do të ketë asgjë të veçantë”, u shpreh Caka, e cila e pyetur për një bojkotim të seancës nga disa deputet ka shtuar se Meta u zgjodh me një numër të caktuar votash si president dhe nuk sheh asnjë arsye për bojkotim të seancës. Ndërkohë e pyetur se a ka një plan LSI-ja të formës në të cilën do të bëjë opozitë, deputetja në detyrë, është përgjigjur se do të ndiqen të gjitha rregullat ligjore që përmban legjislacioni shqiptar për t’i bërë opozitë çdo institucioni ose personi.
Sigal