Parashikimi/ Këtë javë shpëtojmë nga i nxehti përvëlues. Ja kur mund të bjerë shi

661
I nxehti afrikan dhe temperaturat përvëluese deri në 40ºC duket se do të marrin fund gjatë kësaj jave. Sinoptikanët parashikojnë reshje të lehta shirash në datat 15 – 16 – 17 në disa zona të vendit, çka do sjellë edhe një rënie të temperaturave.
Sipas Meteoalb, duke krahasuar këtë fundjavë me atë që lëmë pas do të ketë një rënie temperaturash 5 deri 6 gradë.
“Dt. 15 – 16 – 17 korrik sjellin shira te paket ne zona te vecanta te vendit dhe jo i gjithe territori do te kete shira ndersa fqinjet tane do te marrin shira ne sasi te konsiderueshme”,- sipas Meteoalb.

“Te enjten dhe ne vijim renie graduale ndersa ne fundjave NDJEHET FRESKU, maksimumi ne mesdite ne vlerat 31 – 32 grade C”- shkruan Meteoalb.

E MERKURE:
Vijon dominimi i kthjellimeve dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi territorial të mbetet jo mbi 38ºC.

Era do të fryjë e lehtë por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 1 – 2 ballë.


Sigal