“Siguri, testim, ndihmë ekonomike”, Basha tregon tre prioritetet nëse do të ishte kryeministër

311
Sigal

Siguri, testim, ndihmë ekonomike, janë tre prioritetet që do të ndiqte kryedemokrati Basha, në rast se do të ishte në postin e kryeministrit, në situatën ku ndodhet vendi.

“Do të zbatoja plotësisht protokollin e sigurisë për jetën e çdo qytetari. Do të urdhëroja menjehere mbylljen e këtyre vatrave të infeksionit, do të vendosja mjaftueshëm para të cilat buxheti i ka, por do të duhet të shkojnë aty ku ka nevojë. Këtë po bën Kosova. Nuk ka nevojë të marrim shembuj të fryrë, këtë po bën Maqedonia e Veriut, këtë duhet të bëjë Shqiperia. Fondet janë të pamjaftueshme, mënyra e dhenies së tyre është e paqartë, kemi humbur tre javë, fillon prilli, shumica e familjeve kanë djegur rezervat e tyre, kanë djegur atë pak dhjamë që kishin ndaj duhet urgjentisht të veprohet.

Nga ana tjetër të ndryshohet urgjentisht strategji sa i përket dedektimit, zbulimit duke rritur masivisht testimin, duke nisur me shtresat më të ekspozuara që janë shëndetësia, janë punonjësit e shtetit që janë në kontakt me njerëzit, policia, janë punonjësit e sektorit privat që janë ne kontakt me njerëzit që nga punonjësit e tregtisë, të supermarketeve, bukëpjekësit me të gjithë ata që janë në kontakt me njerëzit dhe duke e shtrirë atë dhe duke nisur procesin e gjurmimit.

Shqipëria është një vend i vogël në qoftë se hallkat funksionojnë, në qoftë se udhëzimet jo thjeshtë botohen apo hidhen e rihidhen në Facebook por zbatohen, atëherë ne mund t’a gjurmojmë dhe ta izolojmë virusin dhe kjo do t’a bënte shumë me te thjeshtë qe sistemi shëndetësor të mos shkojë drejt kolapsit. Këto janë tre prioritetet kryesore; siguria e jetës, mbyllja pra e vatrave potenciale të infeksionit, më shumë testime, nisja e procesit të gjurmimit dhe paketa e ndihmës social ekonomike, e cila është me vonesë, është e padetajuar dhe e pamjaftueshme.” tha Basha në një intervistë.