Si Ministria e Mbrojtjes e Xhaçkës degdisi një pjesë të madhe të pronave te oligarkët, që morën për “1 euro” toka në të gjithë vendin

58

Qeveria Shqiptare i ka dhënë gati 1.56 milionë metër katror tokë investitorëve në të gjithë vendin, nëpërmjet Programit “Shqipëria 1 Euro”.

Sigal

INFO

Referuar të dhënave në OpenCorporates rezulton se aktualisht janë 38 kontrata të tilla active, të cilat kanë kaluar tagrat e përdorimit të këtyre aseteve nga publiku tek privatë pa bërë asnjë shpjegim se sa qytetarët përfitojnë nga këto kontrata apo buxheti i shtetit arkëton dhe sa do të arkëtonte nëse do përdorte këto asete publike. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit për shumicën e këtyre kontratave ndër vite ka konstatuar shkelje dhe dëm ekonomik në miliona euro.

Në një kohë kur interesi është i lartë sidomos mbi pronat që po iu jepen privatit. Open Data ka bërë një analizë të detajuar mbi listën e tokave shtetërore që ju dhanë investitorëve “për 1 Euro”. Pjesa kryesore e të cilave të dhëna në kohën e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Kujtojmë se ish Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur në SPAK më herët, për të dëshmuar si person në dijeni për çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë.

Sipas këtij artikulli, Qeveria Shqiptare i ka dhënë gati 1.56 milionë metër katror tokë investitorëve në të gjithë vendin, nëpërmjet Programit “Shqipëria 1 Euro”.  Interesant është fakti se nga këto, 904 mijë metër katror janë prona shtetërore të administruara nga Ministria e Mbrojtjes apo ish-Zona Ushtarake. Pronat janë kryesisht në zonat e Tiranës, të tjera në Sarandë, Gramsh dhe Berat.

Open Data Albania ka zbardhur sipërfaqet e Pronave të Ushtrisë apo të administruara nga Ministria e Mbrojtjes, të dhëna për Investime nëpërmjet Programit “Shqipëria 1 Euro”. Në këtë artikull evidentohen VKM-të për dhënien e këtyre pronave për shfrytëzim në favor të privatit, sipërfaqet përkatëse, përfituesit dhe qëllimin e biznesit.

Interesant është fakti se nga këto, 904 mijë metër katror janë prona shtetërore të administruara nga Ministria e Mbrojtjes apo ish-Zona Ushtarake. Pronat janë kryesisht në zonat e Tiranës, të tjera në Sarandë, Gramsh dhe Berat.

Rreth 904 mijë metër katror tokë janë dhënë nëpërmjet shtatë kontratave për shoqëri biznesi që kanë fituar të drejta reale mbi këto prona, kundrejt çmimit simbolik 1 euro. Dy vendime në vitin 2016, dy në vitin 2019 dhe tre në vitin 2020. Pronat janë kryesisht në zonat e Tiranës, të tjera në Sarandë, Gramsh dhe Berat.

Investitori me më shumë sipërfaqe të përfituar është Blu – Imperial, 353,686 m2 për një periudhë 20 vjeçare.

Shijaku  ka përfituar 136,716 m2 tokë publike të administruar nga Ministria e Mbrojtjes, duke u pozicionuar në vend të tretë. Vijon listën Bomira me 42,009 m2 sipërfaqe toke të përfituar me çmimin 1 euro, ndjekur nga Ceren – Ismet Shehu me 40,000 m2 tokë publike të përfituar me Programin “Shqipëria 1 Euro”.

Në fund të listës pozicionohen Partizani Sh.a (37,000 m2 sipërfaqe tokë shtetërore) dhe Rozafa  (28,960 m2 sipërfaqe toke të përfituar për vetëm 1 euro).

Përfitues të Programit Shqipëria 1 Euro, fitojnë këtë status nga Këshilli i Ministrave bazuar në VKM Nr.54, datë 05.02.2014 “Për Përcaktimin e Kritereve, të Procedurës e të Mënyrës së Dhënies me Qera, Enfiteozë apo Kontrata të Tjera të Pasurisë Shtetërore”, i ndryshuar. Programi synon t’i japë punëdhënësve potencial prona shtetërore në përdorim me qëllim rritje të investimeve private dhe punësimit.