Shtyhet seanca për gjyataren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, e cila akuzohet për korrupsion

Shtyhet për në 12 dhjetor seanca gjyqësore për gjyqtaren Majlinda Andrea dhe bashkëshortit të saj të cilët akuzohen për korrupsion. Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku kërkon heqjen e masës së pezullimit me argumentin se ka kaluar afati 3 mujor.

Sollaku kërkon pavlefshmërinë e përgjimeve.

Sigal

Sollaku: Vendimi për përgjimin e telefonit të gjyqtares është marrë nga një gjykate jo kopetente. Vendimi për përgjimin nuk duhet të ishte marrë nga Gjykata e Lartë.

Ndërsa avokati i bashkëshortit Odise Andrea, Ardian Visha kërkoi ndryshimin e masës e sigurisë.