Ministri Lleshaj pranon se po kultivohet kanabis në gjithë vendin

323
Sigal

Ministri i Brendshëm Lleshaj pranoi sot se në qarqet kryesore në vend vazhdon mbjellja e kanabisit. Në një diskutim virtual me drejtorin e Policisë Veliu dhe drrejtorët e qarqeve, Lleshaj u shpreh:

“Sipas informacione që disponoj, zona me risk [për kultivimin e kanabisit] konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe.”

Ai njoftoi se policia do të përdorë helikopterët për të monitoruar nga ajri vendet e dyshuara:

“Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk.”

Në fund të komunikimit për luftën ndaj kanabisit, Lleshaj porositi drejtorët e policisë që gjatë sezonit turistik çdo çadër pa leje ta luftojnë njësoj si kanabisin:

“ Edhe një çadër pa leje në plazh ta konsideroni bimë narkotike.”

Një ditë më parë,  Qendra Evropiane e Drogave (EMCDDA) shkroi në një raport të majit 2020, se kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm, për shkak se institucionet ligjzbatuese janë fokusuar më shumë tek vëzhgimi i zbatimit të masave kundër Covid-19 dhe jo tek lufta ndaj narkotikëve.