Shqiptarët po thyejnë rekordin e votave të vitit 2013

183
Sigal

Shqiptarët mund të hedhin një numër rekord votash në zgjedhjet e së dielës. Vetëm pak orë pas përfundimit të orarit të votimit, shqiptarët duket se po thyejnë rekordin e vitit 2013 për sa i përket numrit të votave të hedhura, shkruan BIRN.

Vetëm tre orë para mbylljes së kutive të votimit, mbi 41% e popullsisë me të drejtë vote në Shqipëri janë paraqitur në qendrat e votimit, duke bërë të mundur thyerjen e rekordit të vitit 2013 me 1.72 milionë vota. Por kjo është rrjedhojë jo vetëm e pjesëmarrjes së lartë, por edhe i rritjes së numrit të qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16 kanë votuar 41% e votuesve sipas raportimeve të 2,500 nga 5,200 qendra votimi. Në të njëjtën orë, në vitin 2017 pjesëmarrja ishte 35% ndërsa në vitin 2013 ishte 43% por ndërkohë këtë vit ka 3.59 milionë qytetarë me të drejtë vote ndërsa më 2013 kishte 3.27 milionë.

Për rrjedhojë, numri prej 1.72 milionë votave të hedhura në vitin 2013 mund të jetë duke u kapërcyer këtë vit.

Në Tiranë, ku pritet të vendoset në shkallë të gjerë edhe fituesi i zgjedhjeve për shkak se 36 nga 140 deputetë do të dalin këtu, pjesëmarrja deri në orën 16.00 votuan gati 47% e votuesve ndërsa katër vite më parë kishin votuar 38% ndërsa më 2013 votuan 43%.