Tradhëtia kombëtare / Gjuha Shqipe hidhet në rrugë, Universiteti Fan S. Noli në Korçë u dhurohet francezëve, edhe pse në gjuhën frënge studion vetëm 1 student. Por në ditën e “Dëshmorëve të Atdheut”, Ministria e Arsimit i kërkon Universitetit të Korçës të lirojë godinat për tja dhënë Liceut Francez. Më 15 prill 1937, filantropisti korçar Thoma Turtulli vuri gurin e parë në themelet e godinës së Liceut Kombëtar të Korçës, e cila u ngrit me shpenzimet e tij dhe i’u falë me testament bashkisë së qytetit. Por pas 89 vitesh, ministrja Kumbaro, përzë nga auditoret studentët Fanolistë të Universitetit të Korçës, duke i “internuar” në repartet ushtarake të xhenjos në periferi të qytetit.
Gjuha shqipe hidhet në rrugë , Universiteti Fan S. Noli në Korçë e marrin francezët
Ministria e Arsimit i kërkon Universitetit të Korçës të lirojë godinat për ndërtimin e Liceut Francez
Objekti, i cili administrohet tashmë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në Universitetin Fan S. Noli, pritet të ndryshojë destinacion pronësie, duke zhvendosur kështu përfundimisht aktivitetin akademik diku tjetër, për t’i hapur rrugë hapjes së Liceut Francez.
Më 15 prill 1937, filantropisti Thoma Turtulli vuri gurin e parë në themelet e godinës së Liceut Kombëtar të Korçës. Ndërtesa u ngrit me shpenzimet e tij dhe kishte të gjitha kushtet e një shkolle moderne

Një diskutim prej muajsh ka nisur të thellohet në qytetin e Korçës, konkretisht ditëve të fundit po merr edhe trajtë zyrtare. Objekti, i cili administrohet tashmë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në Universitetin Fan S. Noli, pritet të ndryshojë destinacion pronësie, duke zhvendosur kështu përfundimisht aktivitetin akademik diku tjetër, me gjasë sipas projektligjit në një pronë të Ministrisë së Mbrojtjes, me emërtim “Shtabi i Brigadës së këmbësorisë”, për t’i hapur rrugë hapjes së Liceut Francez.
Godina e “Thoma Turtullit”, prej vitesh funksionon si objekt akademik, por duket se planet e Kumbaros synojnë të ndryshojnë destinacionin e saj, ku paralelisht me të do të ndërtohet edhe një tjetër godinë, e cila pritet të dëmtojë pjesën më të madhe të parkut.
Paraprakisht ishte menduar që “Poli i Dijes” mund të ishte objekti ku do të zhvendosej auditori dhe administrata, por edhe ky objekt nuk dihet se si do të administrohet, ndërsa gjasat janë thuajse zero që t’i kalojë Universitetit të Korçës. Vetë nga struktura e ndërtimit të tij, ai i ngjason njësive hoteliere dhe jo një institucioni të arsimit të lartë, ndërsa ende nuk është bërë publik “pazari” për të.
Diskutimet kanë zbritur edhe në rangun e fakultetit, ku pritet të merret mendimi i tyre për largimin nga objekti ku punojnë dhjetëra persona dhe studiojnë qindra të tjerë. Është i paqartë qëndrimi që do të mbajë stafi i fakultetit në tërësi, por në asamblenë e fundit pati kundërshti të dukshme për këtë vendimmarrje, e cila u shpreh me zë dhe nën zë. Pasi, siç dihet, ambientet dhe logjistika janë kriter i padiskutueshëm për akreditimin e programeve studimore, të cilat nuk dihet nëse do të qëndrojnë hapur pas largimit të fakultetit nga ky objekt.
Pjesë nga projektligji që dëshmon zhvendosjen e Universitetit të Korçës nga godinat
Në zbatim të vendimit nr.285, datë 6.04.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për Universitetin “Fan S. Noli”, në Korçë, të pronës nr: 542, e cila është në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe për një ndryshim në vendimin nr. 515, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”, prona nr. 542, me emërtim “Shtabi i Brigadës së këmbësorisë” Korçë ka kaluar në përgjegjësi administrimi te Ministria e Arsimit, për Universitetin “Fan S. Noli”, me destinacionin për ta përdorur për zgjerimin e mjediseve mësimore e studimore dhe për forcimin e punës kërkimore- shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, në Korçë.
Universiteti i Korçës kishte vetëm një student në gjuhën frënge, Kumbaro do mbush 5 godina të reja me vlerë ndërtimi 11 milion euro
Liceu Francez në Korçë që po ndërtohet në truallin e vjedhur të Senatoriumit të dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli përbëhet nga 5 godina gjigande a thua se do vijë gjithë Parisi t’i mësojë gjuhën frënge Kumbaroja,Peleshi,bashkiaku Filo &Co.
Vendi më i bukur e i oksigjenuar i qytetit ra në kthetra barbarësh e hijenash. Asgjë nuk iu besohet sepse janë mashtrues e gënjeshtarë profesionistë. Universiteti i Korçës kishte vetëm një student në gjuhën frënge, këta do mbushin 5 godina të reja me vlerë ndërtimi 11 milion euro./Kliti Kallamata
Taulant Muka: Rrogë 10 mijë euro në muaj për drejtorin francez, ndërkohë arsimtarët shqiptarë detyrohen të marrin valixhet
Skandalet me Liceun Francez s’kanë fund. Projektligji parashikon rrogë 10 mijë €/muaj për drejtorin francez, PLUS lehtësira doganore dhe përjashtime nga taksat. Ndërkohë, për shqiptarët e arsimuar jashtë me më shumë arritje nuk ka asnjë lehtësi, përkundrazi, u zvarritet njohja e diplomave dhe titujve deri në gjykata, duke i detyruar shumë të marrin sërish valixhet për t’u larguar.




















