“Shqipëria boton Raportin për Transparencën për industrinë nxjerrëse”

500
Sigal

INTERVISTA/ Koordinatori i AlbEITI, Albert Brojka: “Pranimi  i vendit tonë në EITI ndihmon në integrimin në BE”

EITI Extractive Industries Transparency Initiative, është një koalicion i qeverive, kompanive, grupeve të shoqërisë civile, investitorëve dhe organizmave ndërkombëtare. Kjo nuk reflektohet vetëm në vendet zbatuese të EITI-t, por edhe në nivel ndërkombëtar. Standardi EITI nënkupton kontroll të biznesit të industrisë nxjerrëse, në mënyrë që ky biznes të kontribuojë më shumë në zhvillimin e vendit. Koordinatori  i Sekretariatit  Alb EITI, Albert Brojka në intervistën për “Telegraf”, shpjegon rëndësinë që ka ky institucion në Shqipëri, i cili, sipas zotit Brojka, me pranimin  e Shqipërisë, si anëtar me të drejta të plota në EITI, do të plotësojë një kusht të rëndësishëm të pranimit të Shqipërisë edhe në BE, si pjesë përbërëse e përpjekjeve për transparencë e luftë  kundër korrupsionit.

Zoti Brojka, ç’kuptim ka AlbEITI për industrinë tonë nxjerrëse, por edhe për vetë Shqipërisë?

– Nisma për Transparencë në industrinë nxjerrëse është një instrument ndërkombëtar i institucionalizuar në 2002-n, me nismën e Toni Bler, asokohe Kryeministër i Britanisë, shoqërisë civile ndërkombëtare dhe lindi si shqetësim për të kontrolluar në ato vende të varfra,  se ku shkojnë të mirat materiale që prodhohen në ato vende që nxjerrin sasi të mëdha të industrinë nxjerrëse nëntokësore. Dy ishin pikësynimet e organizimit tëEITI-t. A është e mundur të kontrollohen të ardhurat që prodhohen nga industria nxjerrëse e pasurive nëntokësore? A shkojnë këto të ardhura në dobi të komunitetit e zhvillimit të vendit? Apo, thjesht, të ardhurat shkojnë në xhepat e të korruptuarve qeveritarë dhe të kompanive?

– Sot cili është imazhi i EITI-t, si institucion ndërkombëtar?

– Ka një bord ndërkombëtar, i cili përbëhet nga tre grupe kryesore. Shoqëritë civile, kompanitë private dhe institucionet shtetërore dhe emërohen në Konferencën Globale tëEITI, njëherë në dy vjet. Kjo nuk reflektohet vetëm në vendet zbatuese të EITI-s, por edhe në nivel ndërkombëtar.

– Çfarë nënkupton standardi EITI?

– StandardiEITInënkupton kontroll të biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që ky biznes të kontribuojë më shumë në zhvillimin e vendit. Njëkohësisht,EITIkryen kontrollin e këtyre pagesave që konsiderohen të ardhura në shtet, në mënyrë që këto të ardhura të shkojnë në mirëqenien e vendit dhe sidomos për zhvillimin e zonave, ku kompanitë nxjerrëse veprojnë.EITIka një metodologji fleksibël që siguron një standard global të qëndrueshëm për të gjithë vendet zbatuese. Rregullat eEITI-t përcaktojnë metodologjinë që vendet duhet të ndjekin për t’u bërë anëtare tëEITI-t.

– Shqipëria cilin status ka në EITI?

–  Në botë janë aktualisht 33 shtete anëtare nëEITI, Në Europë, i vetmi shtet anëtar është Norvegjia, ndërsa Shqipëria është vendi kandidat dhe shpresojmë që në Konferencën Globale të 2013-s, që do të zhvillohet në Sidnej, në prill, Shqipëria do të pranohet anëtare me të drejta të barabarta.

– Cilat janë kriteret dhe rregullat e EITI-t?

–  Rregulli kryesor iEITIqë reflektohet në të 18 Treguesit e Nismës, është bashkëpunimi i hapur i qeverisë, shoqërisë civile dhe kompanive të industrisë nxjerrëse për zbatimin e tyre. Kriteri standard bazë iEITI  është publikimi i rregullt i pagesave që kompanitë e minierave, gazit,naftës, ose e gjithë industria nxjerrëse i bën Shtetit, si edhe publikimi, transparenca e të gjitha të ardhurave që qeveria merr nga këto kompani. Në Shqipëri veprojnë rreth 600 kompani në naftë , gaz e miniera, të cilat janë të licencuara. Është i vështirë të kontrollosh të 600-t, por 90 % e prodhimit është e përqendruar në 70 kompani e të gjitha këto kontrollohen nga administratori i pavarur. Kontrollohen të gjitha llojet e pagesave që kompanitë bëjnë me shtetin, si  TVSH-të, detyrimi për lejen minerale, detyrimi mbi pushtetin lokal, dividentin, mbi 95 %  të detyrimeve fiskale të industrisë nxjerrëse kontrollohen.

– A kanë ndonjë vlerë këto dy raporte që ju si AlbEITI keni bërë deri tani?

–  Sa më shumë raporte, kontrolle që kemi bërë për Shqipërinë, aq më shumë shtohen mundësitë që Shqipëria të bëhet anëtare në këtë institucionEITI. Nëse ka mosrakordime në lidhje me pagesat dhe të ardhurat,EITIrealizon auditimin sipas standardeve  të tij. Administratorët e tij të pavarur i zgjidhin këto mosmarrëveshje. MeEITI  qytetari informohet qartë se ku shkojnë dhe si përdoren të ardhurat që industria nxjerrëse e vendit të tij, pasi edhe raporti i fundit për vitin 2012 që sapo kemi bërë, e kemi afishuar në internet, në faqen tonë zyrtare dhe cilido ka mundësinë që të informohet publikisht. MeEITIkomunitetet e zonave ta thella, ku nxirren pasuritë nëntokësore, janë të mirinformuara dhe e ndjejnë veten pjesë përbërëse të procesit.EITIndihmon integrimin në BE, si një standard transparent.

– Konkretisht, mund të përmendni ndonjë të dhënë nga raportet tuaja?

– Për vitin 2010 në naftë ka patur diferencë rreth 200.000 dollarë, të cilat ne i kemi adresuar, në minerale diferencat janë rreth 20 milionë lekë, të reja dhe sekretariati i AlbEITI është ndalur për t’i akorduar këto diferenca.

– Nga kontrollet tuaja, si AlbEITI, kemi raste korrupsioni në industrinë nxjerrëse?

– Rastet e korrupsionit janë shumë të pakta, diferencat e deritanishme, janë të parëndësishme.

– Cila është përbërja e bordit të AlbEITI?

– Bordi i AlbEITI përbëhet nga 17 vetë, 7 vetë nga qeveria, që janë përfaqësues të tatimeve, të doganave, tëMETE-s, të AKBN-së, 5 vetë janë nga shoqëria civile, janë shoqata që lidhen me  transparencën, dhe 5  të tjerë janë nga kompanitë private që janë të interesuara e që punojnë  në Shqipëri. Siç e shikoni, Shteti është në minorancë 7:10. Vendimet merren 50 + 1. Shteti nuk ka mundësi që të kontrollojë peshën e vendimeve dhe të raportit që përgatit AlbEITI.

–   Cili është aktiviteti i AlbEITI dhe vlerësimet që ka marrë deri tani?

– Në prill 2011 Shqipëria ka publikuar raportin e saj të parë të pagesave në industrinë nxjerrëse për vitin 209, të përgatitur nga kompania “Fair Links” Francë. Nga raporti rezulton se ka diskordanca të parëndësishme ndërmjet pagesave të kompanive dhe të ardhurave të deklaruara nga shteti. Në shtator 2011 kompania “Hart Group” vlerëson ecurinë e Shqipërisë për anëtarësimin nëEITI. Raporti vlerësues shqyrtohet në tetor 2011 në Bordin Ndërkombëtar tëEITI( Xhakarda Indonezi) dhe Shqipëria vlerësohet si vend me progres të konsiderueshëm për anëtarësimin nëEITI. Në zbatim të planit trevjeçar 2011-13, AlbEITI Sekretariati, shoqëria civile, grupet e interesit dhe OSBE-ja Tiranë organizuan një seri takimesh në zonat ku është përqendruar industria nxjerrëse , Patos- Marinëz, Bulqizë, Përrenjas, Pogradec, Korçë, etj, me qëllim sensibilizimin e komunitetit dhe ndërgjegjësimin e tij për të mirat e transparencës në industrinë nxjerrëse.  Në qershor 2012  Shqipëria përgatiti raportin e dytë të rakordimit të pagesave për vitin 2010. Dhe në prill 2013, në Konferencën Globale, në Sidnej, Shqipëria përgatitet që të marrë anëtarësinë në EITi.

– Cilat janë përparësitë e anëtarësimit të Shqipërisë në EITI?

– Përparësitë  e anëtarësimit të Shqipërisë nëEITImund t’i përkufizojmë në dy rëndësi. E para, nëse ka korrupsion në industrinë nxjerrëse, sikurse në nxjerrjen e naftës, gazit dhe mineraleve të ndryshme, kontrollin e bën një administrator i pavarur, i huaj, i caktuar nga Banka Botërore. Ky kontroll është i pavarur, qoftë nga qeveritë, por edhe nga kompanitë nxjerrëse, si palë e interesuar, prandaj është edhe i besueshëm. E dyta, anëtarësimi në EITI tregon që Shqipëria është vend transparent dhe i përkushtueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe në këtë këndvështrim, plotësohet edhe një pjesë e kushtit për t’u bërë anëtare e BE-së.

– Faleminderit!