Shqipëri-Mal i Zi/ Konsolidohen 10 marrëveshje mes qeverive, Rama: Vijojmë me takimin për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit

85
Sigal

Ezaurohet mbledhja mes dy qeverive, dy kabinetet qeveritare nënshkruajnë 10 marrëveshje, mes tyre dhe ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna

 

Gjatë mbledhjes ndërqeveritare mes Shqipërisë e Malit të Zi ministrat shqiptarë dhe homologët e tyre janë ulur në tryezën kryesore për të firmosur 10 marrëveshjet për të cilat është rënë dakort mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

 Gjatë mbledhjes ndërqeveritare mes Shqipërisë e Malit të Zi një nga një, ministrat shqiptarë dhe homologët e tyre janë ulur në tryezën kryesore për të firmosur 10 marrëveshjet për të cilat është rënë dakort mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të dy qeverive ata kanë dhënë mesazhe bashkëpunimi. Pas përfundimit të mbledhjes, Abazoviç për mediat ka theksuar se marrëveshjet që janë nënshkruar thellojnë më shumë marrëdhëniet e dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama trumbetoi “Ballkanin e Hapur” edhe në Malin e Zi. Teksa ky projekt ka filluar të zbehet, Rama e ripreku si çështje gjatë konferencës së përbashkët me homologun Dritan Abazoviç gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Sipas Ramës, pas Ballkanit të Hapur nuk fshihen as kinezë, as rusë dhe as gjermanë. Sipas tij, është nismë e jona për të jetësuar parimet dhe objektivat e Procesit të Berlinit.

“Mali i Zi, është bërë një vend lider dhe shembull në rajon në këtë aspekt, është e pabesueshme që ne nuk kemi vënë në shfrytëzim liqenin. është 0 e shfrytëzuar, në mos nga disa që hedhin dinamit për të vrarë peshq të pafajshëm. Eshtë një situatë që ne duam ta përmbysim, pse nuk e kemi bërë dot deri tani, pasi problematika është tek koordinimi. Ne nuk e kemi kulturën e koordinimit, as brenda për brenda, nuk e di për te Mali i Zi, po nuk besoj të jetë ndryshe. Edhe ministri me ministri kanë kulturën e republikave, jo sikur janë dy ministri në një qeveri. Kjo është sfida. Kjo është arsyeja pse duhet Ballkani i Hapur, pa ato nuk ka Paris, Bruksel që na shpëton. Se Moskë jo e jo”,- tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do të mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e Zi. Gjatë një deklaratë për mediat, Rama ka theksuar se në takimin e Ballkanit të Hapur do të jenë të ftuar të gjithë liderët që të marrin pjesë. Ndërkohë që takimi për Procesin e Berlinit do të bëhet në vjeshtë.

Bëhet qesharake historia e urës së Bunës, Rama – Abazoviçit: Ndërtojeni ju, se i keni rrogat më të larta!

Marrëveshja më e rëndësishme që qeveria shqiptare nënshkroi sot me qeverinë e Malit të Zi, ajo për ndërtimin e urës mbi Bunë që do të lidhë dy shtetet, u bë qesharake nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Kryeministri malazez Dritan Abazoviç shprehu kënaqësinë e tij dhe vlerësimin e madh për këtë projekt me shumë vlerë për të dy shtetet, ndërkohë që Rama e përzjeu si zakonisht me ironitë e tij të zakonshme dhe thumbat për të tërhequr vëmendjen. Rama tha ndër të tjera: Projektin e zbatimit e kemi realizuar me fondet tona. Tani me fonde të përbashkëta do të bëjmë edhe urën, se siç i thashë edhe Dritanit, këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta dhe nuk shkon që tua paguajë Shqipëria dhe urën!”.