“Shpërthen” Manjani ndaj Rilindjes: Pijanecët i quajnë heronj, ata që dalin nga shtëpia janë kriminelë

308
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar reagimet e Rilindjes lidhur me grupin e mjekëve dhe infermierëve që u gjobitën në Itali, pasi shkelën rregullat e karantinës në vendin fqinj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se pijanecët e përnatshëm dhe prishësit e rregullave të quarantinës e të qetësisë publike në Itali, Rilindja i quan heronj!!!

“Ata meritojnë shpërblim për çdo gëllënkë alkohol që kanë pirë. Madje meritojnë tua paguajmë ne të tjerët dhe gjobat që kanë marrë atje, për sjelljen e tyre arrogante(e shkrova para 2 ditësh kërë gjë). Domosdo, janë “heronj” ata!”, ironizon Manjani.

Më pas, ai shprehet se në Shqipëri, ata që dalin nga shtëpia për të siguruar ushqim apo qoftë dhe çmpirë këmbët apo për t’u shërbyer prindërve, po e njëjta Rilindje i quan kriminelë!!

Postimi nga Ylli Manjani

Asnjë surprizë. Siç e parashikuam.

Pijanecët e përnatshëm dhe prishësit e rregullave të quarantinës e të qetësisë publike në Itali, Rilindja i quan heronj!!!

Kurse ata që dolën nga shtëpia për të siguruar ushqim apo qoftë dhe çmpirë këmbët apo për t’u shërbyer prindërve, po e njëjta Rilindje i quan kriminelë!! Kujtoj këtu që për shqiptarët që erdhën na Italia, që nuk pinin alkohol atje u lëshua urdhëri i posaçëm(jo ligji) për t’u gjobitur me 5 000 euro…

Të parët meritojnë shpërblim për çdo gëllënkë alkohol që kanë pirë. Madje meritojnë tua paguajmë ne të tjerët dhe gjobat që kanë marrë atje, për sjelljen e tyre arrogante(e shkrova para 2 ditësh kërë gjë). Domosdo, janë “heronj” ata!

Të dytët meritojnë vetëm dajak e burg-burg-burg!!! Kemi Kodin Penal tani, për cilindo jo rilindas që shkel rregullat edhe kur nuk pi!!!

More po po bëjn shtet e po i lujn fenë!