Shoqatat e të larguarve nga puna: Veliaj presion stafit për t’i zëvendësuar me militantë

432
Shoqata e të Larguarve nga Puna i ka dërguar një letër zyrës së BE në Tiranë, ku shpreh situatën shqetësuese sipas saj në bashkinë e Tiranës. Sipas kësaj shoqate kreu i Bashkisë së Tiranës po ushtron presion të vazhdueshëm mbi punjësit që ka nën varësi me qëllimin që t’i largojë e t’i zëvendësojë me militantë të PS.
Ja se çfarë thuhet në letrën e plotë dërguar BE
Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, ka planifikuar reformim të disa strukturave që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës. Sipas planifikimit është parashikuar reformimi i disa strukturave të Bashkisë së Tiranës.Nje lufte e hapur qe sot ju shpallet punonjesve te Administrates.
Erion Veliaj. Do të jetë ai që po perzgjedh stafin e ri të punës në bashki por edhe në institucionet në varësi” Sipas burimeve te gjith punonjesve te administrates se bashkise sot punojne nen presion te vazhdueshem nen drejtimin e drejtuesve te rinj te kryebashkiakut Veliaj.
Sot ka nje hakmarje ndaj administrates qendrore dhe lokale.Sot keta punonjes qe prej vitesh punojne ne te jejtin vend pune te trajnuar ndodhen nen presionin e militanteve qe kane mbeshtetur veliajn gjate fushates elektorale ,njerez arogante dhe te pakualifikuar per ato vende pune,te cilet me koken lart kercenojne buken e gojes ndaj cdo specialisti
Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga administrata sot i kërkon Organizmave Nderkombetare te dalin ne mbrojtje te administrates locale ne gjithe vendin ,ne kerkojme qe ne kete vrrull largimesh nga puna te kete nje monitorim te cdo ndryshimi structure per te cilin ne jemi te sigurt qe do te perdorur per justifikim kryesor largimesh nga Administrata.
Të mbrojmë Administratën nga largimet politike dhe të pajustifikuara.
Sigal