Daçiç 44 nota proteste: Kosova mos pranohet në UNESCO

629
Kosova të mos pranohet në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s. Kjo është kërkesa e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i cili i ka dërguar 44 nota proteste vendeve që kanë përkrahur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Sipas mediave të Beogradit Daçiç në notën e protestës ka arsyetuar shkaqet juridike, politike dhe shpirtërore që Kosova të mos pranohet në selinë e UNESCO-s në Paris.
Shqipëria i ka propozuar këshillit ekzekutiv të UNESCOS-s kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar. Ky këshill do të mblidhet gjatë datave 7-22 tetor, ndërsa në rend dite 58 vende të BE-së do të shqyrtojnë në mënyrë unanime kërkesa e anëtarësimit të Kosovës.
Sipas mediave serbe jo gjitha vendet që kanë njohur shtetin e Kosovës do të japin mbështetjen e tyre për këtë anëtarësim në UNESCO. 
Sigal