Shkodër, Nishani: TAP nuk duhet lënë vetëm në stadin transportues, Shqipëria ka kapacitete të mëdha energjitike

425
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nga
qyteti i Shkodrës ku po zhvillon një takim me akademikët e Universitetit ‘Luigj
Gurakuqi”, presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria ka kapacitete të
mëdha në sektorin e energjetikës. Teksa u ndal tek projekti i gazsjellësit TAP,
kreu i Shtetit theksoi se ai nuk duhet të lihet vetëm në stadin transportues,
pasi është një potencial por çështjet e sigurisë. Sakaq, Nishani lëshoi edhe një
batutë, ndërsa shtoi se: Kinezet na morën malet me mineralë dhe na dhanë
bunkerë’.

“Shume shpejt uji do konsiderohet
shume i rendesishme dhe per fatin e keq nuk shfrytezohet siç duhet dhe derdhet
ne det. Uji nuk mund te perdoret vetem per tu pire por mund te shfrytezohet
edhe teknologjia per te sjelle zhvillim dhe te ardhura. Kemi Adriatikun dhe
Jonin qe nuk po i shfrytezojme siç duhet, jane potenciale te medha,
shfrytezohen vetem per te bere plazh. Kapacitete energjetike te Shqiperise jane
te jashtezakonshme. TAP nuk duhet lene vetem ne stadin transportues nga
Azerbajxhani por edhe si nje potencial per çeshtjet e sigurise qe po behen
gjithnje e me te mprehta per energjetiken. Kinezet na moren malet me minerale
dhe na dhane bunkere dhe kete e them edhe me shaka shpesh here.”, pohoi
Nishani.

Ndër të tjera ai shtoi se: “Dua te
shpreh mirenjohjen per kete mundesi qe me keni krijuar permes kesaj pritje te
ngrohte. Universiteti i Shkodres nder me te respektuarit, universiteti i nje
tradite te asmiruar persa i perket çeshtjes se arsimit. Dua t’ju uroj nje vit
te mbare universitar per pdagoget dhe studentet. Sfida te shumta ju presin por
keni edhe sfida te perbashketa qe besoj se do t’i kaloni me sukses. Nje nga
objektivat kryesor, integrimi ne Bashkimin Europian. Dua te adresoj kete
pikepamje te rendesishme qe çdo individ ka pergjegjesite ne raport me te
ardhmen. Brezi yne do kete nje raport tjeter me shoqerine ndersa brezat e
ardhshem do kene nje tjeter raport.”, tha Nishani.

Ai tha se shoqëria shqiptare ka
bërë hapa të jashtëzakonshëm në këto 25 vite.

“Shoqeria shqiptare ka bere hapa te
jashtezakonshem ne keto 25 vite. Ende ne kemi hapesira te shumta te
pashfrytezuara dhe energji te pakinsumuara ne menyren me te mire te mundshme.
Kam nje thirrje sot te gjithe akademikeve dhe studenteve qe krahas agjendes se
tyre te perditshme te mesimdhenies apo mesimnxenies te shohin problematiken qe
ka shoqeria jone per te percjelle me pas opsionet e zgjidhjes. Shoqeria duhet
ti shohe gjerat me drejtperdrejte ne menyre qe gjerat te ndryshojne ne menyre
rrenjesore krahasuar me 20-vjeçarin qe kaluam. Nese bejme nje krahasim me
resurset qe disponon Shqiperia dhe me rajonin sepse nuk mund te krahasohemi me
Francen dhe Gjermanise por te krahasohemi me vendet e rajonit dhe besoj se askush
nuk mund te kundershtoje faktin se Shqiperia ka potenciale te medha si
pershembull prodhimi i naftes. Shqiperia eshte vendi me i pasur sa i perket
burimeve ujore.”, tha ai.

Presidenti pohoi se Shqipëria ka
standardin më të vogël ekonomik në Rajon.

“Mire qe kemi kapacitetet por edhe
te ardhurat dhe standardi ekonomik eshte me i vogel se vendet e rajonit qe nuk
i ka resurset tona. Akademikeve i lind pergjegjesia per te laboruar mekanizmat.
Ka shume arsye duke nisur qe nga korrupsioni por edhe mungesa e kapaciteteve
menaxhuese. A do vazhdojme qe te jemi ne kete status-quo? E di qe korrupsioni
eshte ne nivele te larta por mund te luftohet nese ka vullnet dhe deshire. E di
qe nuk mund te zhduket por smund te jete sistematik. Nis qe nga ofrimi i
sherbimeve ne rruge teknologjike duke minimizuar subjektivizmin e personave qe
kane tendence perfitimi te padrejte.”, bëri të ditur kreu i Shtetit.