Shikueshmëria/ Berisha zgërlaq Bashën edhe ne YouTube, audienca e ish-kryeministrit 4-5 herë më e lartë

Publiku shqiptar opozitar dhe jo vetëm e ka të qartë se kush është lideri që përbën interes për ta dhe që i përfaqëson më së miri dhe ky padyshim është ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbrëmjen e djeshme Basha ishte i ftuar te emisioni ‘Open’, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ishte te ‘Opinion’ dhe dalja paralelisht në dy emisione në të njëjtën orë, solli edhe ‘betejën’ për audiencë televizive.

Sigal

Sipas shifrave të konfirmuara edhe në YouTube, video e ish-kryeministrit Berisha është parë 132 290 herë, ndërsa ajo e Bashës edhe pse e blerë me servera nga Bangladeshi nuk i kalon as 30 mijë shikime.