Shezai Rrokaj: Qeveria presion zyrtarëve për vendin e punës

417
Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, i ftuar në Tv 6+1 Vlora, ka folur më shumë për këtë qark, nga ky sipas Bankës Botërore, ka papunësinë më të madhe në vend. Për Rrokaj, kjo ka ardhur pasi qytetarët po ikin prej politikës së keqe, që po i varfëron. Ai ka folur edhe për lajmin e ditëve të fundit, për largimet e këshilltarëve të LSI-së tek PS-ja në këtë bashki, që e lidh me presionet që po i bëhet kësaj force përmes vendeve të punës, nga ana e maxhorancës.
”Presioni ndaj LSI-së me vendin e punës tregon se ku po zhytet politika e mazhorancës, e cila po e fundos për ditë vendin në varfëri, pabarazi sociale, në shkatërrimin e bizneseve brenda vendit dhe dekurajimin e bizneseve të huaja për shkak të korrupsionit, informalitetit dhe pasigurisë juridike”,-shkruan deputeti në facebook.
Më tej ka renditur edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, në atë që Rrokaj e cilëson si politkë pa vizion për vendin.
”Mungesa e projekteve të zhvillimit, politika e gabuar me koncesionet (PPP), e kritikuar nga FMN, taksat e larta, presioni politik ndaj organeve të drejtësisë për goditjen e opozitës, tregon se kjo mazhorancë ka vetëm fjalë; ajo nuk ka vizion për projekte zhvillimore as për Vlorën e as për Shqipërinë dhe se vendi ka mbetur pa drejtim. Në një vend kur politika bëhet e keqe qytetarët nuk duhet të ndërrojnë vend, por të ndërrojnë politikën e keqe”.
Sigal