Sherr në Kuvend, Ruçi i mbyll mikrofonin Berishës: Kujdes, mos më detyro….

401
Ish-kryeministri Berisha nuk është lëjuar të flasë më gjatë sesa minutazhi i përcaktuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa Berisha po akuzonte kryeministrin Rama duke e quajtur atë koka e krimit dhe duke publikuar targën e një makine ku sipas tij po transportoheshin lëndë narkotike, dhe se në këtë makinë gjendej vëllai i kryeministrit.
Në këto momente Ruci ka dhënë sinjalin që Berisha të lerë foltoren e ndërsa ky i fundit ka vazhduar të flasë.
Ruci: Të lutem IT është më e fortë se ti edhe se unë, të lutem ulu. Elektronika e dha verdiktin e vet, ulu. Fjalën e ka zoti Balla.
Berisha: Vetëm 1 minuta sa të mbaroj.
Ruci: Asnjë minutë, ulu mos më detyrosh që të aplikoj rregulloren kur dikush pushton foltoren pa leje. Sipas rregullit, kur pushton foltoren pushtohesh nga seanca.
Në përfundim Ruci bën vërejtje për Berishën dhe jep 5 minuta pushim.
Sigal