Shenjtorja Nënë Tereza një prej stampave të Postës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta: Shembulli i saj duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë

213
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara, e cila ka vendosur që një prej stampave të tyre të jetë ajo e Shenjtores Nënë Tereza.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta thekson se shembulli i Nënë Terezës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

MESAZHI I METËS

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. 🙏🇦🇱

E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.