Shehaj: Taulant Balla duhet të ishte në burg, më 6 mars të bëhemi të gjithë kundër së keqes

637
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së Briseida Shehaj, në një intervistë, komentoi Open Balkan dhe situatën politike në vend.

Shehaj theksoi se Open Balkan vetëm sa ka dëmtuar prodhuesin shqiptar. Ajo shtoi se Taulant Balla duhet të ishte sot në burg, kurse tha se më 6 mars të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër së keqes.

“Open Balkan po dëmton bujqësinë. Hapat që ndërmerr qeveria shqiptare shkatërron fermerët. Thjesht është duke u hapur tregu për Serbinë, sepse vendi ynë nuk ka asnjë favorizim. Çfarë borxhi i kemi ne Serbisë, që të hapim tregun për serbët. Pse duhet që të përulemi ne përpara Serbisë? Fermerët tanë janë humbës të mëdha. Në Shqipëri nuk ka subvencione për prodhuesit. Shqipëria bujqësi dhe turizëm ka, së paku këta t’i menaxhosh siç duhet. Ne vetëm marrim borxhe e këta shesin veç sukses, mua më vjen shumë keq për gazetarët, duhej të kthete përgjigje Taulant Balla për kompaninë Renaldi. Këta vetëm vjedhin. Ne ushqehemi me ushqime që nuk dimë se nga vijnë.

Unë jam 40 vjeçe dhe s’kam biznese, ndërsa këta nuk janë as 20 vjeç e kanë biznese të mëdha, këta janë për burg. Tashmë jemi në koalicion që kemi besim te njëri-tjetri, nuk e nisim ca në luftë e ca që mbeten rrugëve, ne jemi në një betejë. Imagjinoni Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja. Mos më pyesin kot për Gaz Bardhin. Është e kotë të flasësh për Gazin, nuk ia vlen. Kurse Taulant Balla për mua duhet të ishte në burg. Më 6 mars të gjithë duhet të bëhemi bashkë kundër së keqes në qeverisje”, deklaroi Shehaj.