SHBA: “Respektojmë vendimin e Kryeministrit, do vazhdojmë t’ju mbështesim “

509
Sigal

 Deklaratë e Ambasadës së SHBA

E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë.
– Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord.
– Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike.

November 15, 2013
U.S. Embassy Statement
Ëe respect the Prime Minister’s decision. The United States appreciates that the Government of Albania gave serious consideration to supporting the international effort to eliminate Syria’s chemical ëarfare materials in a safe and secure manner. The United States ëill continue to ëork ëith Allies and partners as ëell as the OPCË and the United Nations to ensure the elimination of Syria’s chemical ëeapons program. Ëe remain confident that ëe ëill complete elimination of the program ëithin the timeline agreed upon. The United States and Albania have a strong and enduring friendship. Ëe continue to support the government and people of Albania as they ëork to build a more just and democratic society.

 DASH: Vendimi i Shqipërisë nuk ndikon në marrëdhëniet me SHBA

 I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, lidhur me mohimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për të pranuar demontimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki i tha “Zërit të Amerikës” se vendimi i Shqipërisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. “E respektojmë vendimin e Kryeministrit.  Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria,- thuhet në deklaratë, – kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”.

 OPCW miraton planin, shkatërrimi i armëve kimike jashtë Sirisë

Këshilli i Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka miratuar vendimin mbi planin e shkatërrimit të armëve të Sirisë. Në këtë plan parashikohet që lëndët më të rrezikshme të dalin jashtë Sirisë deri në fund të vitit 2013. Gjithashtu, parashikohet që armët kimike siriane do të transportohen për shkatërrim jashtë territorit të Sirisë për të siguruar shkatërrimin e tyre në mënyrën më të sigurtë dhe më të shpejtë, jo më vonë se 30 qershori i vitit 2014. Në këtë plan nuk përmendet asnjë emër shteti që do të merret me shkatërrimin e armëve kimike. “Unë e mirëpres vendimin e arritur sot nga Këshilli Ekzekutiv,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike Ahmet Ümzücü. “Plani parashikon një udhërrëfyes të qartë. Ajo përcakton piketa ambicioze që të përmbushen nga Qeveria e Sirisë. Kjo fazë e ardhshme do të jetë më sfiduese dhe ekzekutimi i tij do të kërkojë kohë, ekzistencën e një mjedisi të sigurt për verifikimin dhe transportin e armëve kimike. Vazhdimi i mbështetjes ndërkombëtare dhe ndihma për këtë përpjekje do të mbetet vendimtare”, u shpreh kreu i kësaj organizate.  Drejtori i Përgjithshëm do të paraqesë një plan specifik për shkatërrimin e lendeve kimike sirianë jashtë territorit të Republikës Arabe të Sirisë i cili përfshin dispozita për të siguruar përgjegjësi të qartë në çdo fazë për të gjitha kimikatet dhe merr parasysh gjithçka, duke përfshirë edhe datat e synuara, kërkesat për sigurinë dhe të sigurisë dhe në përgjithësi shpenzimet.