SHBA kërkoi pastrimin e listave, Besnik Mustafaj : Mesazh i qartë për mazhorancën, jo opozitën

233
Sigal

Ish-ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj e ka cilësuar thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të hequr nga lista zgjedhore kandidatët e korruptuar, si thirrje për mazhorancën dhe jo opozitën.

Muastafaj është shprehur se ky ishte një mesazh i qartë për qeverinë, pasi opozita ka 8 vite që nuk është në pushtet.

“Qëllimi i ambasadores amerikane nuk është për ato që janë të konfirmuar të tillë dhe ajo nuk jep urdhra as KQZ-së, thjesht vënë në dukje problematike. Ligji i dekrimalizimit është bërë para 7 vitesh por sërish në zgjedhjet e 2017 PS-ja futi sërish njerëz të kriminalizuar.

Nuk besoj se Edi Rama nuk ka pas informacion që të mos fusë në listë persona të kriminalizuar dhe po ashtu në listën e kryebashkiakëve në 2019 dhe mesazhi i ambasadores më shumë është më shumë për mazhorancën jo për opozitën që ka 8 vite jo në pushtet”, ka thënë Mustafaj.