Sfida e kryebashkiakut të ri të Kuçovës: Ramiz Oboni!

1101
Ushtaraku dhe avokati i njohur jo vetëm në Berat, Skrapar, Përmet, por edhe më gjerë, pra zoti Ramiz Oboni është kandidatura e Frontit të Majtë që garon në këto zgjedhje vendore për bashkinë e Kuçovës. 
Një aktivist i njohur i së majtës qysh nga themelimi i Partisë Socialiste, madje anëtar i kryesisë së degës, anëtar i asamblesë socialiste për një dekadë, specialist dhe ekspert i pushtetit lokal, madje edhe i trajnuar në disa nga vendet më të zhvilluara perëndimore, anëtar i delegacionit shqiptar për qeverisjen vendore, tashmë e ka braktisur PS-së dhe kandidon nën siglën e Frontit të Majtë. 
Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Telegraf”, Ramiz Oboni tha “se maxhoranca aktuale ka bërë shumë të pakënaqur dhe sidomos në radhët e strukturave drejtuese, por edhe te anëtarët dhe militantët e saj. 
Kam zgjedhur Frontin e Majtë, por kam mbështetje edhe nga nga shumë parti të tjera të spektrit të majtë, nga shoqata e veteranëve të luftës, nga shoqata e dëshmorëve të atdheut, nga lëvizja sindikaliste dhe nga shumë grupe interesi, të cilët përballen me korupsion galopant dhe me moszgjidhjen e problemeve”. 
“Ne, tha më poshtë zoti Oboni, nuk do të bëjmë premtime që nuk i mbajmë, por Kuçova kërkon një alternativë ndryshe nga ato që servirin partitë e mëdha. Deri më tani këto parti janë provuar dhe dihet se çfarë kanë bërë, prandaj koha kërkon alternative dhe njerëz të përgatitur, të shkolluar brenda dhe jashtë vendit”. 
Ramiz Oboni ka nisur tashmë një fushatë intensive duke trokitur shtëpi më shtëpi dhe duke bashkëbiseduar familje më famile, me synimin që të mbledhë të gjitha problematikat që shqetësojnë qytetarët dhe të ndërtojë punën e ardhshme, nëse votohet si kryebashkiak i ri në Kuçovë.
Sigal