Senida Mesi: Në Zogaj, pikë e re doganore me Malin e Zi

571
Sigal

Një pikë e re doganore do të hapet në fshatin Zogaj, në kufirin me Malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi gjatë fjalës në seancën plenare. Kryeministrja u shpreh se hapja e kësaj pike është do ta kthejë Zogajn në një lagje të qytetit dhe Liqenin e Shkodrës në një atraksion turistik dhe qendër të zhvillimit ekonomik rajonal. “Kjo pike kufitare është dakordësuar te hapet ne mbledhjen e 2 qeverive ne Shkodër këtë Korrik, duke i dhënë 2 vendeve tona mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror”, tha Mesi. Zëvendës Kryeministrja bëri me dije se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të ndërtohet në territorin e Shqipërisë dhe do të ketë një rikonstruksion të rrugës që fillon në Ostros në Mal të Zi–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare. Mesi sqaroi gjithashtu se kjo pikë do të jetë e hapur 24 orë për qarkullim ndërkombëtar rrugor dhe qarkullim të personave në Liqenin e Shkodrës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në zonat afër Bashkisë Shkodër dhe zonave të malësisë së Krajës, Komuna e Tivarit, Bar, Virpazar – Mali i Zi në kufirin tokësor dhe liqenor. Njëkohësisht, ajo nënvizoi rëndësinë e hapjes së kësaj pike në shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit dhe gjithë Shkodrës si dhe në rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve. “Ky projektligj propozohet ne linje dhe me konceptin e “100 fshatrave”, Ku Zogaj si një fshat me atraksion turistik, e njohur për vetitë kuruese të bimëve medicinale dhe “artit” të peshkimit, pika doganore i jep një vlere e shtuar dhe një vëmendje me të madhe”, tha Mesi.