Fushata e Kryeministrit Rama, tuta, batuta dhe barsaleta burgu…

1081
Sigal

Është e vështirë të gjesh një fjali të vetme të kryeministrit që të parashtrojë program qeveritar në këtë fushatë elektorale. Në çdo takim, kryesisht në Tiranë, Rama shoqërohet më gaztorë që ulen dhe nisin të bëjnë batuta të dala boje dhe barsoleta si të gjimnazistëve të kapërcyell të pubertetit.

Ky është kryeministri ynë që jo pa qëllim ka gjetur këtë “formë komunikimi” si platformë për të mbajtur pushtet, më çdo mjet, kush dhe çmim. Për të Shqipëria është një teatër i madh absurd ku luhen shfaqje me humor, batuta dhe tuta.

Ai nuk ka çtë ofrojë përveçse veten duke e kthyer qëllimisht në një personazh që tallet deri në qelizë më një popull i cili herë duartroket nga barsoletat e dëgjuara disa herë dhe herë rrudh buzët me pikëpyetjen: “kush po na qeveris”?

Në sy bien tre forma që Rama ka gjetur gjoja të bëjë fushatë në këto ditë të nxehra politike dhe sociale në vend. Si fillim ai mendon për veshjen e radhës. Një palë tuta, ndonjëherë të ngushta e në raste të tjera të gjëra nga gjuri e lart dhe të ngjitura pas kërcirit poshte, të ngjashme me brekushe. Tmerr i madh të mendohet se afër 1000 policë dhe punonjës garde e ruajnë “klounin” për të mos e lënduar kush nga protestuesit.

Fjalimet më pas që mban janë të ulëta, të turpshme, pa sens zyrtari dhe mbi të gjitha tepër fyese edhe për ata njerëz që detyrohen të qeshin me batutat e tij. Në fillim e nis me sulmin ndaj kundërshtarëve, e vijon me kërcënimin me burg ndaj protestuesve opozitarë dhe në fund e mbyll me batuta, barsoleta dhe klithje histerike, të dala nga koshienca e përroit psikik.

Ndonëse po qeveris si një autoritar me nuanca të forta diktatori, Rama paraqitet në publik si një “njeri i zakonshëm” që bredh lagjeve me tuta, ulet knë kafe me “çunat e lagjes” dhe nisin të tregojnë barsoleta. Për të ndihmuar në këtë pjesë merr me vete gaztorët satirik të Portokallisë që pas datës 1 korrik do të jenë edhe në krye të bashkive apo të këshillave.

Me veshjet, mënyrën si artikulohet, ndarjen e njerëzve, fjalorin e varfër që përdor janë forma të mirëmenduara për të krijuar imazhin dhe dilemën: “ky kloun nuk mund të jetë diktator”.

Për shkak të ndarjes së madhe që ka bërë mes njerëzve, ku në ballë janë Rilindasit (të mirët, atdhedashurit, shtetbërësit, sipas tij) dhe në anën tjetër pjesa e shoqërisë e keqe, e anatemuar, e përbuzuar, e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, edhe e vështirë të kërkohet gjykim i ftohtë nga qytetarët.

Me kalimin e muajve, për fat të keq ndoshta edhe viteve, qytetarët pa benefite që i shkuan pas do të ndjejnë turp që mbajtën në krye të qeverisë një personazh atipik. Shpëlarja e mendjes prej propagandës Rilindasi nuk mund të vijojë në pafundësi, por fundi i çdo diktatori dhe autoritari dihet kush do të jetë./Boldnews