Seancë me dyer të mbyllura për Tahirin? Deputetët “rrëzojnë” prokurorinë

329
Mbledhja për shqyrtimin e mandatit të Tahirit nuk po gjen konsensus që në fillim. Prokuroria kërkon mbledhje me dyer të mbyllura duke qenë se disponon materiale që i konsideron sekrete per hetimin, ndërkohë që deputetët e mazhorancës dhe opozitës kërkojnë që mbledhja të mbahet me dyer të hapura sepse përbën interes pubklike.
Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka pyetur nëse ka prova të reja për të cilat ata nuk janë në dijeni.
Prokurori Besim Hajdarmataj ka pranuar të parashtrojë kërkesën e procedimit me dyer të hapura, duke hequr dorë nga kërkesa e tij.