“Hapi i fundit”, paralajmërimi i CIA-s: Kim Jong-Un po planifikon sulm ndaj SHBA-së

577
Agjencia Inteligjente Amerikane, CIA, ka paralajmëruar se Kim Jong Un mund të godasë SHBA-në me një raketë bërthamore, shkruan CNN.
Vetë drejtori i CIA-s, Mike Pompey, tha se SHBA preferonte ta zgjidhte këtë konflikt në mënyrë diplomatike, por tha se ndërhyrja ushtarake mbetej gjithashtu një opsion.
Koreja e Veriut është pranë arritjes së qëllimit të saj për të goditur territoret amerikane tha Pompey në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive – tani duhet të mendojmë si t’i ndalim nga hapi i fundit”.
Shefi i CIA-s tha se ekspertiza e raketave të Phenianit po përparonte kaq shpejt saqë ishte e vështirë për inteligjencën amerikane të ishte e sigurt se kur mund të sulmohej.
Sigal