Seanca plenare – Reforma zgjedhore, Kuvendi shtyn me 1 muaj punën e Komisionit

467
Kuvendi i Shqipërisë shtyu edhe me një muaj punën e Komisionit të reformës zgjedhore.

Kërkesa ishte parashtruar nga bashkëkryetari i Komisionit, Taulant Balla, e cila gjeti mbështetjen me votë të deputetëve të mazhorancës.

Meta: “Ka dhe një kërkesë nga zoti. Balla si bashkëkryetar i Komisionit të reformës zgjedhore që kërkon dhe një muaj shtyrje.Shtyhet ky Komision edhe një muaj”.

Ndërkohë kreu i Kuvendit përshëndeti rezolutën për lirimin e Hardinaj të miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës.

Meta: “Dua të përshëndes në emër tuaj dhe gjithë Kuvendit rezolutën e sapomiratuar nga Kuvendi i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të zotit.Haradinaj”.
Sigal