Salianji: Bashkëshorti i deputetes së PS 10-fishoi të ardhurat

564
Sigal

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka vijuar akuzat ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, duke e akuzuar për rritjen në mënyrë marramendëse të pasurisë së saj pas ardhjes së Ramës në pushtet.

Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se vetëm në 4 vitet e fundit biznesi i bashkëshortit të saj, Altin Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat.

“Klotilda Bushka po përpiqet të fshehë pasurinë e bashkëshortit, Altin Bushka. Bashkëshorti ka 10-fishuar të ardhurat e kompanisë, që me ardhjen në pushtet të Ramës. Në katër vitet e fundit, kompania ka 10-fishuar pasurinë. Kjo është vetëm pasuria e dukshme,” tha Salianji.