Sali Berisha zbulon shifrat: Si asnjë vend tjetër në planet janë burgosur 38 mijë shqiptarë në një vit për çështje civile, Edi Rama ka një pasion të shfrenuar për hekurat

209
Sigal

“Më lejoni të përulem me ndërim të thellë para jush. Durrsake dhe durrsakë, në familjet tuaja, në Shqiëpri dhe jashtë vendit. Kjo pritje e juaja, ky angazhim është mesazhi i shpresës që rrezaton në mbarë Durrësin dhe për shqiptarët kudo që ndodhen. Të gjendur në një situatë ndër më të vështirët, me një qeverisje që në 8 vite varfëroi shqiptarët në mënyrë të pandalshme. Në 8 vite, burgosi shqiptarët më shumë se rajoni i marrë së bashku. Vetëm në një vit u burgosën për çështjë civile 38 mijë shqiptarë, si asnjë vend tjetër në planet. Sepse njeriu që mori mandatin e tretë dëshmonte një pasion të shfrenuar për hekurat dhe burgun për qytetarët shqiptarë, duke shkelur liritë dhe të drejtat e tyre. Në 8 vite shqiptarët zbritën nga vendi me rrogat mesatare me të larta në rajon, në ato më të ulëta në rajon. Në 8 vite kaloi nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Në 8 vite mbetëm vendnumëro”, tha Berisha gjate takimit me demokratet e Durresit.