Sali Berisha tregon krimin shtetëror që po bëhet me koronavirusin

299
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastet me koronavirus në Kukës, sipas të cilit qeveria po kryen krim shtetëror me menaxhimin e situatës Covid-19.

Sipas ish-kryeministrit Berisha në Kukës është fshehur numri i të infektuarve me koronavirus dhe se të dyshuarve me Covid-19 iu refuzohet testimi.

Ndërkaq në Shqipëri deri më tani kemi 518 persona të infektuar, 25 viktima dhe 251 të tjerë të shëruar nga koronavirusi.

Postimi i plotë:

Denoncon fshehjen e te infektuarve me covid19 ne spitalin e Kukesit!

Te infektuarve ju refuzohet testi! Krim shteteror! sb

Pershendetje Z. Berisha!

Ne spitalin e Kuksit jan infektuar me shume se gjysma e stafit. Stafi i infektuar eshte zevendesuar nga bluzat e bardha te reparteve te tjera. Stafi zevendesues ka pasur kontakt me personat e infektuar, por ata jan lejuar me urdher te punojne, madje ju mohohet dhe berja e testit per Covid-19.