Infektohen 6 mjekë dhe infermierë, 12 raste në Shkodër, preket edhe Mallakastra

397
Sigal

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 518 raste. 6 nga 24 rastet e konfirmuara sot janë mjekë dhe infermierë.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi. Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor. Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit

-12 raste Shkodra
-3 raste Tirana
-3 raste Kukësi
-3 raste Fieri
-1 rast Kavajë
-1 rast Korçë
-1 rast Mallakastër.