Sali Berisha: Mund të ketë mandat arresti nga jashtë për Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin!

403
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se një shtet i huaj, mund të ketë lëshuar urdhër arresti për zv/kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. 

Berisha tha gjithashtu se Ahmetaj dhe Agaçi janë të dy të përfshirë te afera e inceneratorëve.

“Thuhet se ka mandat arresti nga një vend për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. është njeriu që i besoi Rama për t;’i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj“, u shpreh Berisha.