Sali Berisha: Mafia e ndërtimit vuri zjarrin në Shkodër

63
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas zjarrit të dy ditëve me parë në Shkodër.

Ai akuzon mafien e ndërtimit që për të hapur sheshe ndërtimi e kanë ndërmarrë këtë hap. Ja reagimi i Sali Berishës:

I gjetën fajtorët!

Dy fëmijë jo 8 por 9 – vjeçarë, dy sy kaltër leshverdhë e të bukur si ata!

Miq, mafia e ndërtimit e lidhur si mishi me thonj me pushtetin mafioz për të krijuar sheshe për ndërtimin e kullave të drogës dogji pak ditë dhjetëra e dhjetëra dyqane dhe banesa në tregun më të madh të Shkodrës në një zjarr të paparë në këtë qytet dhe la pa kafshatën e gojës dhe strehë mbi koke qindra e qindra qytetarë.

Në shërbim të mafies narko-policia e Ballës së krimit tha dje mos kujtoni se zjarrin e vuri mafia shtetërore e ndërtimit! Sipas saj shkaku i zjarrit pothuaj apokaliptik nuk ishte mafia e ndërtimit, por ishte vetë pafajësia, ishin dy fëmijë mocanik, 9- vjeçarë, leshverdhë e sy kaltër e të bukur si ata. Lëre nuk ke ç’të thuash edhe engjëjt ndonjëherë gabojnë! Me inkriminimin e fëmijëve për të mbuluar krimet e mafies, Balla dhe narko-policia dëshmojnë edhe njëherë se janë një me mafien.