Saimir Tahiri: Nuk më shqetëson, edhe sikur Rama të jetë kundër meje

536
Sigal
“As kam marrëveshje, as kam nevojë dhe as më duhet një marrëveshje. Të vërtetën as ma shet njeri, as ma blen kurrkush, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Opozita është mësuar me këto pazare, jo unë”, A është bërë Edi Rama me ata që duan të shohin Saimir Tahirin nën pranga? Tahiri s’e beson. “S’kam arsye ta besoj, as kam të dhëna dhe nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu, sikur Edi Rama të jetë bërë me dikë kundër meje”, shtoi ai. Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi Tahirin se gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme kanabizoi vendin. Tahiri mohoi akuzën. “Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis! Ju keni gënjyer, ose keni mbyllur sytë. Nuk flasim vetëm për Lazaratin, kështu ka qenë Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Tirana po ashtu. Jam i hapur për ballafaqim shifrash me ty dhe këdo. Në katër vite që kam qenë unë ministër janë më pak se një vit i Sali Berishës”, deklaroi Tahiri. “Në mediat e huaja e dimë të gjithë sesi blihen artikujt, se janë artikuj me pagesë”, tha ai. Sa u takon akuzave për ish-oficerin e Policisë, Dritan Zagani, Tahiri tha, se po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me deklaratat e tij. Analisti Bushati tha, se struktura dhe drejtues të rëndësishëm të uniformave blu ishin të kapur nga trafikantët. “Komisariati i Vlorës ka qenë bordello trafikantësh! Na tregon sot këtu suksesin e policisë”. “Policia e Shtetit ka qenë institucioni më i besuar nga qytetarët në kohën që e drejtoja unë”, u kundërpërgjigj Tahiri.
NOA